Kronikë

Varrezat në Përmet mesjetare, s'ka viktima të komunizmit, arkeologu Memisha: Janë zbuluar 10 varre, mes tyre ka dhe eshtra fëmijësh

16 Korrik 2021, 18:16| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 16:32

  • Share

GJIROKASTËR- Varreza e zbuluar në Përmet gjatë punimeve në rrugë mendohet se i përket periudhës Mesjetare. Duke mbështetur ministren Margariti, arkeologu Marenglen Memisha tha se kanë nisur gërmimet arkeologjike pasi varret janë më të hershme se sa periudha e komunizmit.

Varreza masive e zbuluar ne Lagjen e Re te Përmetit mendohet se i përket periudhës Mesjetare. Kështu ka deklaruar arkeologu Marenglen Memisha cili ka hedhur poshtë pretendimet e kreut te Shoqatës se te Përndjekurve Politike Nebil Çika, i cili një ditë më parë deklaroi se eshtrat i përkasin personave të ekzekutuar nga regjimi komunist.

‘Kemi tashmë gati 10-12 ditë që po e ndjekim këtë situatë nga afër. Kemi bërë vlerësimin paraprak dhe si specialist të Trashëgimisë Kulturore dhe të Drejtorisë Rajonale në Gjirokastër kemi vlerësuar gjithë situatën dhe kemi arritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare. Informacionet më parë kanë qenë të munguara. Megjithatë qoftë tipologjia e varreve të gjetura, na tregojnë se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesdhetare’- tha Memisha.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka monitoruar me herët kete situate ndërsa pritet që eshtrat e gjetura në Përmet te dërgohen për ekspertizë në Tiranë.

‘Nga ajo që duket në sipërfaqe kemi të bëjmë edhe me varre fëmijësh edhe varre në moshë më madhore, por do t’i shikojmë, mund të ketë dhe varre familjare. Studimet nga antropologu do të tregojnë të gjitha detajet dhe kuriozitet që kanë të bëjnë me këtë varrezë. Ministrija e Kulturës ka marrë të gjitha masat dhe kemi llogaritur që pas 15 ditësh do të kryejmë gërmimin në terren dhe pastaj studimi do të fillojë akoma më gjatë.’- tha arkeologut Memisha.

Aktualisht janë rreth 10 varre te zbuluara ku mes tyre ka edhe eshtra femijësh, ndërsa situata po monitorohet edhe nga Prokuroria e Përmetit. Në një bisede telefonike prokurori i Permetit Asllan Bajrami tha për Report tv se "varret mund te jene me te hershme se periudha komuniste dhe pritet vlerësimi nga arkeologet dhe ekspertet e mjekësise ligjore".

Punimet për rrugën janë pezulluar dhe të hënën e ardhshme pritet që gjithë zona t'i nënshtrohet gërmimeve masive.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?