Varrezat e reja në Lushnjë, opozita: Janë ndërtuar në vend të papërshtatshëm

20 Korrik, 12:55| Përditesimi: 20 Korrik, 14:10

  • Share

Kryetari i partisë Demokratike Lushnjë Eduart Sharka dhe këshilltari i opozitës i këshillit bashkiak Lushnjë Ilir Marku denoncojnë problemin e varrezave publike të qytetit të Lushnjës.

Sipas Sharkës varrezat aktuale të Lushnjës janë të vendosura në një vend jo të përshtatshëm në anë të përroit, në një gjatësi prej rreth dy kilometrash së fundmi janë të ezauruara.

Sharka thotë se pozicioni aktual është papërshkueshëm dhe varret janë të rrezikuara nga prurjet e përroit.

Varrezat e reja që janë përfunduar si ambiente nuk janë hapur për shërbimet funerale ndonëse ky problem nga opozita në këshillin bashkiak është ngritur disa herë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 20/07/2024 14:02

    Edhe per varrezat budallejt e PD BERISHIANE protestojne.I duan varrezat ne nje vend te mire,qe te marrim sa ma shume vota nga te vdekurit.Jane bere per tju qare hallin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?