Historiani Marenglen Kasmi në 'Studio Live' teksa po komentonte 80-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi u ndal edhe tek lufta e dytë botërore në trojet shqiptare, teksa u bë edhe një luftë italo-greke në kufirin Shqipëri-Greqi dhe shumë ushtarë grek dhanë jetën në truallin shqiptar.
Kasmi u shpreh se qeveria shqiptare ka bërë gabime në lidhje me varrezat greke, pasi kështu segementë nacionaliste të Greqisë kanë ngritur pretendime për territore brenda Shquipërisë.
'Nuk ka asnjë bazë pretendimet e tyre për territoret e Shqipërisë së jugut, me moton ku ka rënë ushtari grek aty është Greqi. Dhe këtu hyjmë më pas në problematikën të politikës së sotme, në problemi e marrëdhënieve shqiptare greke në momente të caktuara, siç ishte problemi i varrezave të ushtarëve grek. Nuk duhet harruar që lufta italo-greke u krye më shumë në territor shqiptar.
Dhe po të shikojmë prillin e 41 që kishim një front në të gjithë atë vijë që janë pretendimet e Greqisë për Vorio-Epiri ne famshëm. Në momentin që bëhen këto marrëveshje dhe në territore shumë delikate të Shqipërisë së jugut mbillen sepse nuk kishte vend atje për varrezë të tillë të ushtarëve grek të eshtrave të tyre. Me të drejtë mund të lindi pyetja: Në pasardhësit e tyre, që aty ku ka varreza greke ka edhe pretendime territoriale.
Nuk janë teza janë artikulime që i dëshmojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Politika nuk konsultohet. Edhe sa i takon varrezave të ushtarëve grek e di shumë qartë se kam qenë atë kohë në pozicion t pyetesha duhet të pyetesha. Rasti i varrezave greke ishte që shteti grek s’vinte veton për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Nuk është çështja pse u rivarrosën ushtarët grek, çështja është ku? Do ishte normale të varroseshin krah ushtarëve britanikë, ushtarëve gjermanë në Kodrat e Liqenit të Tiranës, në një vend shumë dinjitoz me të gjitha rregullat. Ushtari nderohet, pavarësisht politikës së shtetit që i dërgon. Por shtetet duhet të jenë të kujdesshme.
Në thelb shikoj sa i takon qëndrimit të shqiptarëve krah historisë ka mungesë ndërgjegjësimi, vijojnë me vlerësime bardh e zi. Kemi probleme me vlerësimin.'
Lajmi kryesor:
80-vjetori i zbarkimit të Normandi/ Historiani në 'Studio Live': Operacioni më madhështor! Shqipëria mbajti anën e duhur, antifashizmi duhet të na bashkonte
G.K//ReportTv.al