TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi ngjarjen e djeshme në Bularat, kur edhe u varros ekstremisti grek i vrarë nga focat RENEA, Konstandinos Kaçifas.
Në statusin e tij, Rama shkruan se është sulmuar nga të dyja palët pasi sipas mediave greke ai i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij, ndërsa sipas politikanëve dhe mediave shqiptare ai ka pranuar në heshtje përdhosjen e vendit.
Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S'ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s'i duhen dreqit.
Edi Rama, kryeministër
Në mediat greke deklaratat e Ramës në lidhje me ngjarjen e Bularatit kanë bërë bujë. Shumë prej mediave më prestigjioze greke i kanë quajtur deklaratat e tij provokuese dhe primitive, reagime që nuk priteshin nga kryeministri i një vendi fqinj.
Ditën e djeshme në fshatin Bularat të Gjirokastrës, iu dha lamtumira e fundit ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA pas një shkëmbimi zjarresh më 28 tetor. Në fshat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës. 35-vjeçari u përcoll drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor u parapri nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe u shoqërua me thirrje: "Kaçifas, je i pavdekshëm"!
Aferim ju çoftë,kjo asht rruga se si anmikun ta bajm MIK
PërgjigjuSa te ka hije burgu ore tradhtar. Nje me qeline do te behesh.
Përgjigju