Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe Kryeministri Edi Rama

Politikë

Vasili ndaj Ramës: Kryeministër armik i studentëve, hodhi poshtë amendamentet e tyre

13 Dhjetor 2018, 16:09| Përditesimi: 13 Dhjetor 2018, 16:26

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një njeri “të paturp” që hodhi poshtë amendamentet e studentëve.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se Rama hodhi poshtë në Kuvend amendamentet që reflektonin  “pikë për pike” kërkesat e studentëve, nevojat e tyre bazike dhe kushtet e jetesës së tyre në konvikte. Ai shkruan më tej se “armiku i studentëve” teksa iu kursen lekët studentëve dhe i lë në kushte të mjerueshme, iu dhuron oligarkëve miliarda me koncesione.

Reagimi i Vasilit nënkupton aprovimin e tij ndaj vendimit të sotëm të marrë nga presidenti Ilir Meta për të kthyer në Kuvend dekretin për Buxhetin 2019. (Lexo këtu) Ndryshe nga kreu i qeverisë, i cili e lidh kthimin e dekretit me propozimet e LSI për buxhetin të cilat u rrëzuan nga maxhoranca sot në Kuvend (Lexo këtu). 

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në "Facebook"

Komento

Komente

  • xreport: 14/12/2018 09:26

    o plak matuf boni planin e arratisjes nga drejtesia, PD serbi, LSI russi, dule greece..... keni mar fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?