Kronikë

Akuza e Vasilit: Rama ka vjedhur paratë e Fondit rezervë të qeverisë (Dokumenti)

22 Maj 2019, 18:39| Përditesimi: 22 Maj 2019, 18:55

  • Share

Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhje të buxhetit të një prej ministrive më të rëndësishme, ai ajo e Mbrojtjes. Vasili ka deklaruar se paratë që i janë dhënë Ministrisë së Brendshme, si shpërblim për uniformat e Policisë që ishin në detyrë në protestën e opozitës më 11 maj i janë "zhvatur" Ministrisë së Mbrojtjes."

Ai akuzon se Rama nuk ka përdorur paratë e Fondit rezervë të qeverisë, që vihen në dispozicion në të tilla raste, pasi janë vjedhur nga qeveria. 

Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollarë me firmën e Edi Ramës për t’ia dhënë Ministrisë së Brendshme.
Një milion e shtatëqind mijë dollarë shpërblim për policinë sepse pati “meritën” e turpshme që të hidhte gaz helmues, të rrihte dhunshëm dhe arrestonte qytetarët e pafajshëm dhe mbrojti me zjarr egërsisht të korruptuarit e qeverisë. Ministria e Mbrojtjes për të gënjyer NATO-n dhe nga që gjoja nuk i dilnin paratë për buxhetin, futi në buxhetin e mbrojtjes edhe Spitalin e Traumës helikopterët e shëndetësisë dhe emergjencat civile, ndërsa sot lejon t’i marrin plot 1.7 milionë dollarë sevap për policinë. 
Paratë e Fondit rezervë të qeverisë, të buxhetit të koncesioneve dhe të tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi, kurse Ministrisë së Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurisë Kombëtare i zhvaten paratë. Një skandal i tillë duhet hetuar deri në fund. Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor për t’u mbajtur në këmbë edhe ca ditë më shumë.
Shiheni vetë vendimin e turpshëm të qeverisë dhe kuptoni këtë banditizëm qeveritar të padëgjuar",
përfundon numri dy i LSI.

Dokumentet e publikuara nga Petrit Vasili

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ACO I TATA BIXHOZXHIUT (BOJAXHI): 22/05/2019 19:26

    O petrit ziu për hajdut të ka nxjer ty AMERIKA e për të korruptuar o petrit ziu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?