Politikë

Vasili sulmon ashpër Fleckenstein: Gënjeshtar, Këshilli i Integrimit si 'sokaku i të marrëve'

10 Prill 2019, 18:24| Përditesimi: 10 Prill 2019, 18:56

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë hapur kundër raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Vetëm pak minuta, pas deklaratës së tij, ku përjashtoi LSI-nga grupet politike që kanë mbështetjen e PE, ka ardhur edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ai e ka etiketuar Fleckenstein si "gënjeshtar", sipas së cilit ai dhe qeveria Rama "festuan dhe na uruan për hapjen e negociatave që në qershor të 2018".  Gjithashtu, një koment Vasili ka bërë edhe për Këshillin e Integrimit, duke i veshur etiketime si "OMGJ politike, "sokaku i të marrëve" apo "mërgata e qyqeve".

"Keshilli i Integrimit si serë e OMGJ-ve politike ! Keshilli i integrimit si klub vajtocash! Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve! Keshilli i integrimit si nje i marrë, qe flet me veten. Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve! Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën?? Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen,u perqafuan dhe u shtrenguan fort…edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018,se negociatat ishin HAPUR !? Bo bo ç’genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!", shkruan Vasili.

 

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 10/04/2019 18:48

    Doli p...i nuk ri ky pa hongre m....

    Përgjigju
    • Hajt: 10/04/2019 22:00

      I befte mire mu...

  • Dory: 10/04/2019 18:42

    Sa patetik je o Petrit Vasili... Po gjene injoranca nuk ka bri por fytyre si è jotja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?