Politikë

Vasili 'sulmon' OSBE-në: Ta mbash gëzuar komedinë e zezë!

28 Qershor 2019, 14:23| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 14:31

  • Share

"Të vaftë mbarë dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë OSBE"- ky ishte 'urimi' që ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili bëri ndaj OSBE-së.

Kjo e fundit në një deklaratë ditën e sotme ka dënuar me forcë sulmet ndaj KZAZ-ve.

Deklarata erdhi pas sulmeve të ndodhura në KZAZ numër 6 në Bushat, ku u dogjën me molotov materialet zgjedhore.

OSBE mbron kështu 30 qershorin si datën e zgjedhjeve në vend, paçka se presidenti Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Kështu në kuadër të këtyre zhvillimeve, Ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

"Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes,OSBE-së ju dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë Punës."- shkruan Vasili.

Reagimi i plotë:

OSBE me fat të madh!!

Në kohën e Partisë Punës, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet 99% -she, sepse nuk fuste dot as kokën në Shqipëri.

Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes,OSBE-së ju dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë Punës.

Dhe jo vetëm ti shohë por edhe ti çertifikojë, bile edhe me fitore më thelle se 99%, por me 101%.

Të vaftë mbare dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë OSBE.

Komento

Komente

  • demokrati: 28/06/2019 18:11

    turp tr kesh .ker ishe minister vodhe sa munde .Je njeriu me negativ.U tute ne Lesh e li per te vjedhur .Krimbat do te te hane .Si u bere legen dhe te tallin bota figure politike dhe te shajne si te ishe kurbat .Turp

    Përgjigju
  • Dory: 28/06/2019 14:57

    Mos trego kaq hapur injorancen tende te pashoqe o mavri me boje

    Përgjigju
  • asolingo: 28/06/2019 14:39

    Me mire Parti e punes se parti e hajduteve dhe krimineleve prandaj dhe duhet votuar o kerme,njeri pa dinjitet hajdut pulash.

    Përgjigju
  • LSI: 28/06/2019 14:37

    O Petrit zagari Likes zija ka rene ne PD+LSI,mos qaj hadhin e OSBES,o legen burre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?