Politikë

Vasili: Xhaçka e Lleshaj bashibozukë, njëri i bie gozhdës tjetri patkoit

11 Prill 2019, 19:08| Përditesimi: 11 Prill 2019, 19:15

  • Share

Ish- deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e bëra ditën e sotme nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur më supergrabitjen në aeroportin "Nënë Tereza". Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, numri dy i LSI, i ka etiketuar dy ministrat si "bashibozukë që njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit". Sipas tij, deklaratat e Xhaçkës dhe Lleshaj, ku njëri shprehet se nuk është cenuar siguria kombëtare dhe tjetri e pohon, janë tregues që kjo "qeveri është e kapur dhe e mbaruar".

"Xhaçka thotë s'është cenuar siguria kombëtare në Rinas. Lleshaj thotë po,mos janë kapur gjë nga ndonjë koncesionar i ri??? Xhaçka alias Ministrja e Mbrojtjes thotë me gojën plotë se nuk është cenuar siguria kombëtare në Rinas. Ky Lleshi alias Ministri i Brendshëm thotë në Kuvendin e Shqipërisë edhe ky me gojën plot që është cënuar siguria kombëtare. Këta janë thjesht bashibozuke dhe njeri i bie gozhdes tjetri patkoit. Është provë e qartë që kjo qeveri është e kapur dhe e mbaruar krejt. "Ishalla" nuk është kapur qeveria nga ndonjë koncesionar i ri.... i gatshëm të rrëmbejë thelën e radhës Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit", shkruan Vasili.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 11/04/2019 23:04

    Buf pulash

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/04/2019 19:37

    Njeriu me fallco, burri qe si ka hak pantallonat qe ka veshur, debili i politikes Shqipetare qe duhet te ishte mbrapa hekurave bashke me shume te tjere.

    Përgjigju
  • sula: 11/04/2019 19:19

    Petrit po te vjen verdall me duket por kujdes se Lleshaj dhe Xhacja nuk jane si ty por te cojne atje ku meriton .Para drejtsis per zulkynet qe ke bo . Duro se dhe SPAKu ka per ti nxjerr te gjitha zullumet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?