Vasilika Hysi kandidate për ambasadore e Shqipërisë në OKB në Gjenevë, në një prezantim të gjatë, u shpreh se misioni trupës diplomatike në Gjenevë, ka shumë angazhime pasi ka shumë konventa ku Shqipëria merr pjesë.
‘Përvoja e të qenurit anëtar ka ndikuar në mënyrën sesi misioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë ka funksionuar. Misioni ynë në Gjenevë është shumë aktiv. Misioni në Gjenevë ka shumë angazhime të tjera, pasi ka shumë konventa ku Shqipëria është palë. Në fushën e shëndetësisë të organizatës botërore të Shëndetësisë, të pronësisë intelektuale ka rritje shumë të mëdha. Dimensioni i tretë është paqja dhe siguria në rajon. Në Gjenevë është staf i vogël, por profesional.’- tha Hysi.
Deputeti Tomor Alizoti, me ironi i kërkoi Hysit që mos të shkojë si ambasadore në OKB, pasi këtu ka mungesë të theksuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e në këtë mënyrë mund të shërbejë më mirë këtu.
‘Nga ana morale do të ishte më mirë që ju mos të shkoni ambasadore në OKB, pasi Shqipëria ka një mungesë të theksuar të lirimit e respektimit të drejtave të njeriut. Kjo shoqëri ka nevojë shumë për teorinë kritike për anti-konformizëm, për të drejtat e njeriut për shanse të barabarta. Me sa e shikoj situatën politike në Shqipëri ku PS po bënte një parti shtet do të ishte mirë që njerëzit me vlerë që kanë kontribuar për të drejtat e njeriut do të ishte mirë të rrinin këtu në Shqipëri. Në kohë krize virtyte e larta e kanë poste honorifike. Ju do të ishit me mirë në Shqipëri!’- u shpreh Hysi.
Lajmi kryesor:
Lista me 12 kandidatë për ambasadore, opozita kundër! PD: Listë qokash, demotivim për trupën diplomatike! Në Komisionin e Jashtëm prezantohen 4 prej tyre
M.Q.//ReportTv.al