Vasilika Hysi për Report Tv: Ndryshimet në Kod Zgjedhor s'janë modeli më i mirë i mundshëm, por u respektua 5 qershori

5 Tetor 2020, 18:49| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 20:49

  • Share

Deputetja e PS Vasilika Hysi, në një intervistë për Report Tv, ka deklaruar se ndryshimet e Kodit Zgjedhor të votuara sot nuk janë më të mirat e mundshme, ndërsa shtoi se nëse do të ishte në një situatë tjetër ajo nuk do t'i votonte ato, por e ka bërë këtë për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik.

Një nga pikat e mbetura "peng", sipas Hysit është fakti që nuk u arrit depolizimi i administratës zgjedhore.

"Ne kemi hapur listat 100%. Votimi është me votë parapëlqyese nga zgjedhësit. Ne garojmë jo si individë se po të jetë ashtu dalim kandidatë të pavarur, dhe për rrjedhojë duhet të zgjidhet ekipi që do ta përfaqësojë në Kuvend. Populli do një qeverisje të mirë dhe atë e bëjnë partitë dhe jo kandidatët. Qeveria vjen të marrë një mandat të tretë dhe ka një program i cili mbështetet nga ekipi. Se kush do jetë në listën fituese e përcakton vota parapëlqyese.

Rreziku i listës 100% të hapur pa pasur një vlerësim brenda partisë e ka një risk. Ky model që u votua nuk është më i miri. Meqë opozita, PS dhe partitë e tjera nuk pranuan që të kishim administratë zgjedhore të depolitizuar, ne nuk arritëm dotë të kishim një administratë zgjedhore të depopolitizuar.

Miratimi i atij ligji ka meritë. Po ti hyjmë nga pikëpamja e kushtetutshmërisë dhe konventave ka probleme. Nuk është më i miri i mundshëm. Ne jemi një vend që kemi standardet tona dhe qëllimi objektiv realizohet me mjete të ligjshme. Meqë ne e kemi patur shqetësim prandaj bashkuam votat me opozitës për të kaluar ligjet për integritetin e figurave.

Ne kemi zbatuar një marrëveshje të 5 qershorit e cila është politike. Marrëveshja u mbyll dhe ne kemi miratuar ndryshimet në Kod Zgjedhor dhe unë bashkë me kolegët e mi kemi qenë kundër disa pikave por e dhamë votën se ishim në Kuvend. O e kemi respektuar ne opozitën, se sot kemi votuar një listë që po të më pyesje herë tjetër nuk e votoja. Në këtë kuadër më shumë tolerime ka bërë kjo mazhorancë. Unë sot kam ngritur dorën për një listë bllok sepse në rrethana të tjera nuk do t'i kisha votuar. Në partitë politike ka disa vendimarrje. Ka vendimarrje politike. Ka vendimarrje që nuk janë politike. E rëndësishme është që po të ndiqni procesverbalet e komisioneve ne kemi pasur debate", tha ajo.

Ora 19:23
A synon Vasilika Hysi një post ministreje, deputetja jep përgjigje të qartë! Lavdëron Ramën për emërimin e Kushit në krye të Arsimit

Deputetja e PS Vasilika Hysi ka dhënë përgjigje të qartë kur është pyetur në Report Tv nëse ajo synon një post ministror në zgjedhjet e ardhshme. Përgjigja e saj ka qenë e prerë duke thënë 'jo', pra se nuk e synon një post ministror.

"Jo nuk e kam synuar", tha deputetja qartazi.

Sakaq ajo ka komentuar dhe emërimin e Kushit në krye të ministrisë së Arsimit, duke thënë se e vlerëson këtë zgjedhje të kryeministrit Edi Rama.

"Ka bërë zgjedhje shumë të mirë Rama. Unë e vlerësoj shumë Nikollën, Shahinin. Në fund përgjegjësia është e ministrit. Fakti që zgjodhi Kushin unë e kam vlerësuar sepse vjen nga bota akademike dhe është e studiuar", tha Hysi.

Ora 19:15
Hysi i jep 'merita' opozitës parlamentare për votimin e Kodit: Ajo jashtëparlamentare t'i thotë faleminderit! Bashën dhe Kryemadhin i kuptoj, Meta s'mund të mbajë pozicione politike

Deputetja e PS Vasilika Hysi, iu është përgjigjur deklaratave të bëra nga presidenti Ilir Meta, kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, lidhur me ndryshimet e votuara sot në Kodin Zgjedhor në parlament.

Hysi thotë se deklaratat e Bashës dhe të Kryemadhit si opozitarë i kupton kurse për Metën thotë se ai nuk mund të mbajë  pozicione politike.

"Ndryshimet në Kod Zgjedhor nuk janë në kundërshti me kushtetutën sepse janë zbërthim i saj. Presidenti nuk mund të mbajë pozicione politike, unë mund ta kuptoj Bashën dhe Kryemadhin për ndryshime por jo presdientin i cili bën debat me kryeministrin për ndryshimet nuk arrij ta kuptoj. Ndryshimet janë fjalë për fjalë reflektim i Kushtetutës.

Kishte shumë propozime të opozitës që dilnin jashtë kushtetutës. Dhe ne u thamë jo. As kryemadhi as unë as ju nuk mund të kërcënojnë liderët me burg sepse ka institucione", tha Hysi.

Nga ana tjerër ajo e ka quajtur meritë të opozitës parlamentare votimin e Kodit Zgjedhor, dhe për këtë i ka kërkuar opozitës jashtëparlamentare që t'i jetë falenderuese.

"Opozita parlamentare se ka pranuar këshillin dhe mezi ka hyrë sepse ka dashur të fusë kërkesat e saj. Pa atë opozitë në parlameënt nuk bënim dot ndryshimin e kodit zgjedhor. Opozita jashtëparlamentare ti thotë flm opozitës parlamentare. I them faleminderit që bashkoi votën për ligjet e reformës në drejtësi; Dha votat për kodin zgjedhor; Dhe që dha votat për hapjen e listave 100%", shtoi ajo.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?