Vathi në ‘Studio Live’: Turizmi, industria më e prekur nga pandemia! Qeveria nuk i dëgjon apelet tona! Picori: Shqiptarët të kenë kujdes me prenotimet

22 Dhjetor 2021, 19:44| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 20:37

  • Share

Turizmi gjatë vitit 2021 dhe problematikat që ka patur në vendin tonë për shkak të pandemisë ishte një nga temat e diskutimit këtë pasdite ne 'Studio Live' në Report Tv. Kreu i tur operatorëve, Besnik Vathi u shpreh se turizmi është industria më e prekur gjatë pandemisë. Ai theksoi se në kushtet kur e gjithë ekonomia botërore dhe industria e turizmit raporton shifra 60 për qind më ulët se sa një vit normal, edhe Shqipëria gjendet në këto shifra.

Krahasuar me vitin 2019 udhëtimet me buxhet të ulët kanë rënë me 90 për qind tha ai. Sipas Vathit këtë vit ka pasur mungesë të turistëve që preferojnë historinë dhe kulturën e vendit tonë ndërsa problematikë sipas tij është ndihma e qeverisë ndaj bizneseve. Ndër të tjer Vathi theksoi se qytetarët duhet të vaksinohen që sa më shpejt të rikthehet situata normale pa kufij të mbyllur dhe turizmi të ringrihet.

“Përveç pagës së luftës, nuk morëm, bizneset rezistuan me atë që ju kishte ngelur ose ndryshuan profilin duke zvogëluar numrin e punonjësve, ambientet që kishin, shkurtim kostosh. Një rënie 20 herë më e ulët. Nëse në rajon për Vitin e Ri në 2019 mund të jenë organizuar nga një tur operator 50 autobusë, këtë vit 1 autobus që bën udhëtime për festat e fundvitit. Lëvizja ka shkuar drejt udhëtimeve që janë të mundshme por kostot të papërfillshme për atë shtresë që udhëton. Këtë vit ka pasur mundësi shumë të madhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Shqipëria s’ka vetëm një lloj turizmi, jo vetëm VLorën apo Durrësin, por edhe turizmin kulturor e historik. Nëse qendrojmë në turizmin kulturor që sjell të ardhura të mëdha, është me turistë që shpenzojnë mesatarisht 1 mijë apo më shumë euro gjatë qëndrimit të tyre. Nëse ka operatorë që mund të kenë pasur bingo këtë vit, mund të jetë e rastësishme. Qeveria vështirë t’i dëgjojë apelet tona.”-tha Vathi.

Ndërsa ekspertja e turizmit, Enxhi Picori, është e mendimit se ky vit nuk mund të krahasohet me një vit më parë, por me një vit normal. Picori tha se në sezonin veror 90 për qind e shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit kanë qenë në shtresën mbi mesatare. Ndër të tjera ekspertja e turizmit tha se shqiptarët ashtu si shumë vende të tjera kanë hasur problematika për shkak të kufizimeve të pandemisë por Dubai mbetet ndër të frekuentuarat.

“Nuk krahasohet dot me 2019 që kishte edhe udhëtime që preknin një shtresë edhe nën mesatare që mund të udhëtonin në vende të rajonit që mund të kishin shpenzime më të lira. Në këtë vit nuk dihet se si do vazhdojë por është frika se përse do të bëj një udhëtim kur nuk e di të ardhmen. Krahasuar me vitin 2019, rënia është 50 për qind. Në destinacionet e largëta ka patur një rritje të rezervimeve, Maldivet, Dubait.”-tha Picori.

Më tej ekspertja e turizmit i bëri apel atyre që duan të udhëtojnë që t'i mbyllin të paktën prenotimet në një distancë të largët kohore.

"Të prenotojnë në avancë, je disi i mbrojtur nga humbjet e kësaj situate."-tha Picori.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?