Sociale

Vatikan/ Dom Gjergj Meta takon Papën, e fton të vizitojë Shqipërinë

28 Maj, 15:44| Përditesimi: 28 Maj, 15:57

  • Share

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, përshëndeti sot Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës.

Imzot Gjergji i tregoi atij se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano.

Gjithashtu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?