Bota

Vatikan/ Konklava, çfarë është? Historia, ritet dhe votimi! Kush mund të jetë pasuesi i papa Françeskut?

22 Prill, 15:03| Përditesimi: 22 Prill, 17:06

  • Share

Më këtë vulosje së apartamentit të Papës në rezidencën Santa Marta, Vatikani zyrtarizoi edhe përmes këtij riti të lashtë se tashmë është në ‘sede vacante’, froni i Selisë së shenjtë është bosh.

I vetmi që mund ta thyejë këtë vulë do të jetë Papa i ri, që do bëhet udhëheqësi i 267-të i katolikëve në historinë gati 2000 vjeçare.

Pas varrimit të Papa Françeskut dhe 9 ditëve të zisë që do ta pasojnë, rreth datave 5-10 maj, nga e gjithë bota në Vatikan do të mblidhen 135 kardinalët me të drejtë vote. Ata duhet të jenë nën 80 vjeç që të mund të marrin pjesë.

Aktualisht, nga 252 kardinalë, janë 135 elektorë kardinalë: 53 nga Evropa; 23 nga Azia; 20 nga Amerika e Veriut; 18 nga Afrika; 17 nga Amerika e Jugut; dhe katër nga Oqeania. Vendi me më shumë kardinalë që mund të votojnë është Italia me 17, SHBA ka 10 dhe Brazili me shtatë.

Koklavat datojnë në fund të shekullit të 13, kur është mbajtur e para në vitin 1276, ndërsa në vitin 1492 është mbajtur në kapelën sistinë, atje ku mbahet vazhdimisht që prej 150 vitesh tashmë.

Pas betimit për ruajtje të sekretit kardinalët mbyllen në kapelën sistinë. Nga ky rit ka marrë edhe emrin Konklava, e cila vjen nga italishtja ‘Con Ciave’ (Me çelës). Kardinalët nga ky moment nuk mund të kenë më asnjë kontakt me botën e jashtme. 

Kjo është fleta e votimit të një kardinali, me mbishkrimin sipër në latinisht “unë zgjedh pontifin suprem...’ ndërsa poshtë shënohet vetëm emri. Mazhoranca duhet të jetë prej 2/3 e votave. Pra papa i ri duhet të ketë të paktën mbështetjen e 90 kardinalëve. Ata do të votojnë 2 herë në mëngjes dhe 2 herë pasdite deri sa të gjejnë shumicën. Për të zgjedhur Papa Françeskun u deshën 5 raunde.

Tymi mbi kapelën sistinë Pas çdo raundi ky rit i veçantë. Tymi nga kapela Sistinë. Nëse është i zi atëherë nuk ka një papë të zgjedhur. Lajmi i mirë është tymi i bardhë.

Vetëm një orë pas zgjedhjes Papa i ri do t’i prezantohet botës. 

Edhe pse të vetmet kushte që duhet të plotësojë ai që do të zgjidhet papa i ri janë të jetë i pagëzuar, katolik dhe të jetë një burrë, prej shekujsh kardinalët kanë zgjedhur gjithmonë mes tyre pontifin, dhe gjithmonë ka një numër të caktuar kandidatësh të preferuar.

Këtë vit janë disa kandidatët e mundshëm që mund të pasojnë Papa Françeskun.  Në rresht të parë qëndrojnë italiani Pietro Parolin dhe filipinasi Luis Antonio Tagle.

Parolin, 70-vjeçar, do të ishte italiani i parë pas 74 vitesh. Aktualisht Sekretar Shteti i Vatikanit dhe njeri shumë i afërt me Papa Françeskun. Mund të jetë ishte kandidati ideal për të ruajtur vazhdimësinë.

Filipinasi Tagle, 67-vjeçar, mund të jetë Papa i parë nga Azia, një moment simbolikisht revolucionar. Ai është një kandidat i përmendur si Papa i ri i mundshëm nga thuajse të gjitha mediat botërore.

Nëse zgjedhja do të binte mbi një italian tjetër, në një konklavë që nuk ka qenë kurrë kaq jo italiane, qarkullon edhe emri i Matteo Zuppit , kryepeshkop i Bolonjës dhe president i Konferencës Ipeshkvnore Italiane.

Peter Turkson, 76-vjeçar nga Gana, mund të bëhet Ati i Parë i shenjtë me ngjyrë prej shekujsh, ndërsa njihet si i zëshëm në luftën ndaj krizës klimatike dhe pabarazisë ekonomike.

Kandidat tjetër është Peter Erdo, 72-vjeçar nga Hungaria, zgjedhja e te cilit do të konsiderohej ndryshim i madh i qasjes që ka pasur deri tani  Françesku, pasi Erdo ka qenë avokat i fuqishëm i ligjërimeve katolike dhe konservator ndaj doktrinës. 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?