Bota

Vatikan, kërcënohet Papa! I dërgojnë një zarf me tre plumba pistolete

9 Gusht 2021, 16:22| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 16:24

  • Share

Policia italiane ka nisur hetimet pas kërcënimit për Papa Françeskun. Hetimet kanë nisur pasi autoritet hetimore në Milano kanë konfirmuar se një zarf me tre plumba ishte dërguar në Vatikan.

Paketa e dyshimtë u kapa nga stafi para se të arrinte tek Papa dhe ishte dërguar nga Franca, sipas policisë.

Në zarf, adresa ishte e shkruar me shkrim dore "Papa, Qyteti i Vatikanit, Sheshi i Shën Pjetrit, Romë".

Sipas policisë italiane, tre plumbat supozohet të jenë për një pistoletë dhe zarfi gjithashtu përmbante një mesazh në lidhje me operacionet bankare dhe korrupsionin e mundshëm.

Përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë ende nuk kanë komentuar dhe ndërkohë kanë vazhduar hetimet.  

Zhvillimi vjen pas një periudhe të vështirë për 84-vjeçarin karizmatik të kishës.

Në korrik, ai kaloi 10 ditë në spital pasi hoqi gjysmën e zorrës së trashë në një operacion të paracaktuar.

Ai ka pushuar nga disa detyra zyrtare pasi ka kaluar trajtimin e tij të parë të madh mjekësor që kur u bë Papë në 2013.

Më 27 korrik, filloi një gjyq në të cilin 10 persona, përfshirë një kardinal të lartë, janë paditur për akuzat për keqpërdorim të fondeve të Vatikanit. Skandali me miliona euro, ka të bëjë me blerjen e një ndërtese miliona eurosh në Londër.

Sipas Reuters, në aktakuzën e zbuluar Papa Françesku kishte dhënë miratimin e tij personal për fillimin e gjyqit kundër figurave të larta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?