Papa Leoni XIV do të kremtojë meshën e tij të parë si papë të premten, ndërsa merr përsipër udhëheqjen e 1.4 miliardë katolikëve romakë. Ai së shpejti do të përballet me pyetje urgjente lidhur me drejtimin e Kishës.
Ungjilli sipas Mateut për meshën e parë
Për meshën e tij të parë në Kapelën Sistine, Papa Prevost ka zgjedhur Ungjillin sipas Mateut, që rrëfen përzgjedhjen e Papës së parë nga vetë Krishti:
"Ti je Pjetri dhe mbi këtë shkëmb do ta ndërtoj Kishën time, dhe fuqitë e ferrit nuk do të kenë pushtet mbi të" - një nga pasazhet e Ungjillit që u këndua në gjuhën italiane.
Duke u kthyer në Kapelën Sistine, ku u zgjodh ditën e djeshme, në ditën e dytë të konklavit papnor, Leoni XIV kryesoi meshën së bashku me dhjetëra kardinalë të veshur me petka të bardha dhe mitra peshkopësh, raportohet në media.
Komente
