Pas zgjedhjeve dhe meshës në Kapelën Sistine Papa Leon XIV u takua mëngjesin e kësaj të shtune me kardinalët. Duke komentuar këtë takim, kardinali i Madagaskarit tha shkoi shumë mirë dhe se kishin folur për nevojën për ta bërë kishën më kolegjiale.
“Ai është një Papë i shkëlqyer”, tha kardinali.
Ndërkohë në një letër sekretari i Shteti të Vatikanit Pietro parolin, i cili ka qenë edhe një nga emrat favoritë, shkruan se i kishte bërë përshtypje qetësia që shkëlqente në fytyrën e kardinalit Prevosti në ato momente aq intensive.
“Emërimi u bë pas shumë pak votash dhe tani Leon XIV do të fillojë menjëherë punën. "Unë besoj se Papa Leo XIV, përveç hirit të Zotit, do të gjejë në përvojën e tij të madhe si rregulltar dhe bari, si dhe në mësimdhënien dhe spiritualitetin e Atit të madh Agustin, për të mirën e Kishës dhe të gjithë njerëzimit”, shkruan ai.
Ndërkohë, papa Leon XIV e ka përcaktuar tashmë axhendën e tij për ditët në vijim: Të dielën e 11 majit, ati i shenjtë do të mbajë lutjen e tij të parë Regina Coeli nga Lozha qendrore e Shën Pjetrit. Takimi me shtypin botëror do ta ketë të hënën, më 12 maj. më 20 maj merr në dorëzim bazilikën papnore dhe një ditë më vonë zhvillon audiencën e parë të përgjithshme. Ndërkohë sipas agjendës, papa do të ketë më 24 maj takimi me Kurinë Romake dhe punonjësit e Vatikanit.
Komente
