Sytë e botës u drejtuan sërish në Vatikan sot, aty ku Papa Leoni i VIX mori zyrtarisht drejtimin e kishës katolike. Në ceremoninë e kurorëzimit, me modesti tha se jam zgjedhur pa meritë por misioni im është dashuria dhe uniteti.
“U zgjodha pa asnjë meritë dhe me frikë vij tek ju si vëlla që dëshiron të jetë shërbëtor i fesë dhe i gëzimit tuaj, duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit, i cili na dëshiron të gjithëve të bashkuar në një familje e vetme. Vëllezër dhe motra kjo është ora e dashurisë", tha Papa Leon XIV.
Papa Leoni XIV foli për nevojën e bashkimit të kishës dhe kritikoi propagandën.
“Dëshira jonë e parë e madhe është për një Kishë të bashkuar që bëhet shembull për një botë të pajtuar”, nënvizoi ai.
Papa Leoni XIV kërkoi paqe për Gazën, Mianmarin e Ukrainën.
“Në Mianmar, armiqësitë e reja kanë marrë jetën e të rinjve të pafajshëm. Ukraina e martirizuar më në fund pret negociata për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Nuk mund t'i harrojmë vëllezërit dhe motrat tona që vuajnë për shkak të luftërave. Në Gaza, fëmijët, familjet dhe të moshuarit e mbijetuar po vdesin urie”, tha Papa Leoni XIV.
Mesha e shenjtë u ndoq nga 200 mijë besimtare në Sheshin Shën Pjetri dhe moren pjesë 156 delegacione nga mbarë bota, mes tyre delegacioni shqiptar, i përbërë nga Presidenti Begaj, ministri i jashtëm Hasanaj, Ipeshkvinjte, Imzot Arjan Dodaj, Dom Gjergj Metaj dhe Imzot Simon Kulli.
Selia e Shenjtë bën të ditur se sot e nesër Papa Leoni XIV do të ketë një sërë audiencash me përfaqësuesit e delegacioneve që morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit, ku veçohet takimi me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Komente
