Përurimi i Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leon XIV u zhvillua me një Meshë të veçantë në Sheshin e Shën Pjetrit, ku morën pjesë udhëheqës botërorë, anëtarë të familjes mbretërore dhe mijëra besimtarë.
Papa i 267-të mbërriti në Vatikan me papamobilën dhe u prit me brohoritje nga besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit.
Në fjalën e tij para besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, Papa u ndal tek humbja e madhe e botës së krishterë me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.
"Në ditët e fundit kemi përjetuar ndjesi intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër. Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.
Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj. Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin. Vëllezër dhe motra kjo është ora e dashurisë. Të krijojmë një kishë misionare që i hap krahët botës dhe është e bazuar në dashuri" tha Papa Leon XIV.
Midis të pranishmëve në liturgjinë dy-orëshe të së dielës ishin 156 delegacione nga e gjithë bota. Ndër personalitetet botërore të pranishëm janë: Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Rusia do të përfaqësohet nga Ministrja e Kulturës Olga Liubimova.
Po ashtu një delegacion i lartë nga Shqipëria janë të pranishëm në ceremoninë që ka nisur që prej orës 10:00. Mes tyre janë Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare.
Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të marrin pjesë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.
Të hënën në orën 9:30, delegacionet do të marrin pjesë në audiencën e posaçme me Papa Leo XIV, nën shoqërinë e ambasadores shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj.
Papa Leon XIV u zgjodh si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në fillim të këtij muaji pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françeskut, dhe një konklavi dy-ditor në Qytetin e Vatikanit.
Papa i ri mbajti Meshën e tij të parë në Kapelën Sistine më 9 maj, menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava.
lajm ne perditesim...
Komente
