Bota

Vatikan/Bazilika e Shën Pjetrit, fragmente të tavanit bien gjatë meshës së Papës

5 Tetor 2019, 15:23| Përditesimi: 5 Tetor 2019, 15:34

  • Share

Fragmente të vogla të tavanit të Bazilikës së Shën Pjetrit ranë në tokë gjatë meshës së kremtuar nga Papa për shugurimin e katër peshkopëve të rinj. Si masë paraprake, zona e prekur, krahu në të majtë të altarit të lartë, është evakuuar.

Burimet e Vatikanit sigurojnë se nuk ka patur pasoja të asnjë lloji, sepse "ato ishin fragmente shumë të vogla".

Rënia e disa fragmenteve të suvasë së tavanit të bazilikës, "nuk shkaktoi lëndime në njerëz”, ka raportuar Vatikani.

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan është një kishë italiane e Rilindjes. Ajo është dizajnuar fillimisht nga Donato Bramante, Mikelanxhelo, Karlo Maderno dhe Xhan Lorenco Bernini.

Është një nga veprat më të famshme të arkitekturës së Rilindjes, kisha më e madhe në botë dhe konsiderohet edhe si një nga më të shenjtat e katolicizmit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?