ilustruese

Bota

Vatikani: Benyamin Netanyahu telefonoi Papa Leonin

18 Korrik, 14:06| Përditesimi: 18 Korrik, 14:08

  • Share

Papa Leoni i XIV zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu. Selia e shenjtë njofton se gjatë telefonatës ai bëri thirrje për një armëpushim në Palestinë dhe mbrojtjen e vendeve të besimit pas sulmit të djeshëm Kishën katolike në Gaza. "Këtë mëngjes, Leo XIV mori një telefonatë në rezidencën e tij në Castel Gandolfo nga Benjamin Netanyahu, Kryeministri i Izraelit, pas sulmit të djeshëm ushtarak izraelit në Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza", shpjegon deklarata. Në bisedën telefonike, Papa "përsëriti thirrjen e tij për një shtysë të re në negociatat për armëpushim dhe për t'i dhënë fund luftës. Ai shprehu përsëri shqetësim për situatën dramatike humanitare të popullsisë në Gaza, çmimi i dhimbshëm i së cilës po paguhet veçanërisht nga fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët", thuhet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Sulmi ndaj Kishës në Gaza, Papa Leoni bisedë telefonike me Netanyahun: jepini fund luftës


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?