Selia e Shenjtë konfirmoi se këtë mëngjes pati një telefonatë midis kardinalit Pietro Parolin, Sekretarit të Shtetit të Vatikanit dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.
"Kardinali përcolli shqetësimin e thellë të Papa Françeskut për luftën në Ukrainë dhe ripohoi atë që Papa tha të dielën e kaluar në Angelus ", tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.
"Në veçanti, ai përsëriti apelin për t'i dhënë fund sulmeve të armatosura, për të siguruar korridore humanitare për civilët dhe për shpëtimtarët, në mënyrë që dhuna e armëve të ndalohet dhe të negociohet. Sekretari i Shtetit ripohoi vullnetin e Selisë së Shenjtë "për të bërë gjithçka, për ta vënë veten në shërbim të kësaj paqeje", tha Selia e Shenjtë.
Lajmi kryesor:
SHBA dhe Britania, embargo naftës ruse! Moska kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën! Polonia ofron avionët e saj luftarakë për të ndihmuar Ukrainën!
I.K/ReportTv.al