Kruja është një nga vatrat më të rrezikshme dhe të nxehta për shkak të koronavirusit, pasi deri tani janë infektuar 58 persona nga të cilët 6 janë shëruar. Problemi kryesor në këtë bashki janë fasoneritë, ku ka ndodhur përhapja. Report Tv ishte sot në Krujë, ku gazetari i Report Tv Arsen Rusta komunikoi me drejtorin e Komunikimit në bashkinë e Krujës Drini Masha. Ai u shpreh se në total në Krujë janë 752 familje në karantinë, të cilat janë, 52 familjet të cilat kanë pasur nga një anëtar të infektuar dhe 700 familje të tjera, të cilat kanë pasur kontakte me 52 familjet që kanë nga një anëtar të prekur me koronavirus.
"Nuk është një lajm i mirë për qytetin, se bashkia kishte vetëm një vatër në Fushë dhe ajo u izolua, por kjo që ndodhi ditën e enjte nuk është aspak e mirë, pasi ka shtuar panikun, por edhe nga situata ekonomike. Me infeksionet e para të gjitha institucionet ishin në gatishmëri, u morën të gjitha masat për karantinimin dhe distancimin social. U vendos që dy tregje të mbyllen. 52 familje janë të gjitha të karantinuara për shkak se një anëtar ka dalë i infektuar, janë njoftuar që nuk duhet të dalin.700 familje janë të izoluara për të paktën 2 javë, pasi këto 52 familje kanë thënë se kanë pasur kontakte. 52 familjet që janë izoluar kanë mesatarisht 3-4 persona. Fakti që kemi të bëjmë me fasoneri, të infektuarit janë njerëz në gjendje pune, gra. Vetëm tre janë në Infektiv" tha ai.
Në territorin e bashkisë së Krujës, zyrtari i institucionit tha se janë 27 fasoneri me mesatarisht nga 200 punonjës nga të cilat vetëm 18 vijojnë punën, pasi 6 janë të mbyllura nga vetë subjektet për shkak të vatrës dhe 3 janë të pezulluara. Në total numri i punonjësve të fasonerisë është mbi 5400 në fasoneritë e Krujës dhe Fushë Krujës.
"Janë 27 fasoneri në të gjithë territorin, 6 janë të mbyllura nga vetë subjektet, 3 janë pezulluar për momentin për mos respektim të masave, pjesa tjetër janë në gjendje pune. Shtabi i Emergjencave kanë bërë vëzhgim për të parë nëse zbatueshmërinë e të gjitha masave. Kemi vetëm një vatër infeksioni në Krujë, që është e mbyllur nuk prodhon më këpucë dhe këtu është përqendruar hetimi epidemiologjik. Mesatarisht cdo kompani ka 200 punonjës. Kruja merr edhe nga njësitë e tjera administrative dhe qytetet e tjera punonjës" tha ai.
Por cfarë plani ka bashkia për rikthimin e turizmit? "Kishim 300 mijë turistë në vit. Flasim për një bashki që u godit fillimisht nga tërmeti, tani 1/3 e qytetit që është e përqendruar në industrinë turistike, e mbyllur, 1/3 tjetër në fasonë, pra 2/3 janë stopuar për shkak të fasonerisë dhe turizmi" tha ai. Por cfarë ndodh më moshën e tretë? "Cdo nëpunës i bashkisë në perimetrin që banon duhet të monitorojë tre pensionistë, unë kam tre që u bëj pazarin, me kushtin që ata nuk duhet të largohen' përfundoi ai.
Keta Lacianet dhe Krutanet te shkojne ne kishen Shna Ndout dhe te ndezin nje qiri dhe salivirusi do zhduket menjehere nga zona e Lacit dhe Krujes , kaq duhet te beje prifti i kishes se Shna Ndout se jane falur prej vitesh njerzit ne ate kishe dhe ajo ka borxhe te medha ndaj poullsise se zones
Përgjigju