Kronikë

Vatra e zjarrit në Malecaj vijon të jetë aktive, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa

25 Korrik, 09:38| Përditesimi: 25 Korrik, 09:45

  • Share

Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj, në Lezhë, vazhdon të jetë aktive, ndihmuar dhe nga era me intensitet të lartë.

 Sipas informacioneve të Report Tv, në teren për shuarjen e zjarrit po punojnë 3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë, ndërsa i janë bashkuar edhe efektivët e FA.

Përqëndrimi i mjeteve zjarrfikëse, me personelin përkatës është i përqëndruar në fshat, kryesisht në mbrojtje të shtëpive te fshatit Malecaj, kurse në drejtim të lartësive të malit të Rrencit, po ndërhyhet me pompa shpine, kazma e lopata nga Shërbimi Zjarrfikës, FA, dhe forcat bashkiake duke bërë të mundur neutrializmin e zjarrit për të mos rrezikuar shtëpitë e banimit.

Sa i përket zjarrit në fshatin Shemri, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, vatra e zjarrit është fikur, kjo e ndihmuar dhe nga një sasi reshjesh shiu, që kanë rënë gjatë orëve të pasdites. Megjithatë, kjo vatër zjarri, po monitorohet dhe nga shërbimi pyjor i kësaj bashkie.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?