Foto ilustruese

Kronikë

Vau i Dejës/ 66 vjeçari pret pemën, lë pa drita tërë fshatin

18 Mars 2024, 11:02| Përditesimi: 18 Mars 2024, 11:16

  • Share

Një 66-vjeçar, banues në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës, dyshohet nga policia se ka shkaktuar mungesën e energjisë elektrike për banorët e Shelqetit.

Ç.H., dyshohet se ka prerë një pemë, e cila ka rënë mbi telat e energjisë elektrike. Kjo më pas ka shkaktuar mungesën e energjisë.

Ndaj 66-vjeçarit ka nisur një procedim në gjendje të lirë, teksa materialet u referuan në Prokurori nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës.

G.K/S.Ç/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?