Foto ilustruese

Kronikë

Vau i Dejës/ Adoleshenti humb kontrollin e makinës dhe përplaset me murin rrethues të një banese, mbetet i dëmtuar bashkë më të vëllain

4 Tetor, 22:28| Përditesimi: 4 Tetor, 22:30

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Kosmaç-Vau i Dejës”, ku një 17-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e përplasjes, 17-vjeçari dhe vëllai i tij që ndodhej në mjet, kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në Spitalin e Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia bën me dije se ndodhet në vendngjarje.

“Rreth orës 21:37, në aksin rrugor “Kosmaç - Vau i Dejës”, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?