Vau i Dejës-Një 36-vjeçar është vendosur në pranga pasi kishte kultivuar 462 bimë narkotike, në mes të një parcele me misër, në fshatin Hajmel. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 50-vjeçar, sepse gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me municion luftarak.
Në gjendje të lirë do të hetohet kryeplaku i këtij fshati, për shpërdorim detyre.
Lënda narkotike është asgjësuar duke u djegur ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të megaoperacioneve kombëtare të koduara “Territor i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke përdorur dronë për monitorim ajror, kanë konstatuar se në mes të një parcele me misër në fshatin Hajmel, ishin kultivuar 462 bimë kanabisi.
U arrestua në flagrancë të shtetasit Paulin Rroku 36 vjeç, banues në fshatin Hajmel, i cili po kujdesej për bimët narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Hajmel, shtetasin F. K., 69 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
U arrestua në flagrancë edhe shtetasi Mark Ndoj 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, , u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.