SHKODËR - Një person dyshohet se është plagosur në fshatin Cukal, në Njësinë Administrative Shllak të Bashkisë Vau i Dejës.
Policia është nisur menjëherë drejtimin për në vendin e ngjarjes, por për shkak të distancës prej rreth 3 orësh nga Shkodra, ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e ngjarjes.
Priten më shumë detaje nga autoritetet pas mbërritjes në vendin e ngjarjes.
Lajmi ne perditesim...
Komento