Vau i Dejës- Një tjetër parcelë droge është zbuluar në malësinë e Vaut të Dejës nga kontrollet policore nga toka dhe ajri me dronë, ndërsa janë vënë në pranga edhe 2 persona të dyshuar për ngjarjen.
Aksioni i koduar “Koordinata” u finalizua sot me arrestimin nga Policia e Shkodrës të të dyshuarve Sokol Uci dhe Gjon Gjeka.
Ata akuzohen se kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri dhe kapja u bë në flagrancë, brenda në parcelë.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj”, bëri me dije policia.
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se ata kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, kurse hetimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.
Komente
