VAU I DEJËS - Një lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në derën e jashtme të një banese në fshatin Bushat të Vaut të Dejës.
Bëhet me dije, se lënda ka plasur në banesën e Filip Dodaj, 32 vjeç.
Si pasojë janë krijuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon me punën për sigurimin e provave për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Rreth orës 21:10, në fshatin "Bushat", Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Me cfarë po shohim ajo zona e Shkodrës është bër komplet si në Afghanistan , terrori po e zapton përditë dhe shteti nuk mer masa kundra këtyre kriminelëve që kanë terrorizuar zonën
PërgjigjuMal0k ishte i dyshuari kryesor!