Papa Francesku

Luftimet Azerbajxhan-Armeni, Papa Francesku bën thirrje të respektohet armëpushimi

11 Tetor 2020, 17:05| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 17:09

  • Share

Vazhdojnë luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit edhe pas vendosjes se armëpushimit ditën e djeshme. Gjatë bombardimeve të fundit humbën jetën të paktën 9 persona në qytetin e Ganjas, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm.

Gjatë meshës së ditës së diel Papa Francesku u bëri thirrje dy palëve për të respektuar armëpushimin dhe të mos lejojnë që të dëmtohen civilë. Mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kane shpërthyer luftime prej 27 shtatorit për vënien nën kontroll të rajonit Nagorno- Karabakh. Të paktën 400 persona kanë humbur jetën deri tani ndërkohë që mijëra janë zhvendosur ose kanë ngelur të pastrehë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?