Qeveria Franceze ka vendosur të ndërmarrë një hap të pjesshëm prapa në Reformën e pensioneve, e cila është në shënjestër të demonstruesve për muaj të tërë, duke e tërhequr përkohësisht projektligjin e kontestuar i cili parashikonte 64 vjeç moshën e daljes në pension dhe zgjatjen e ditëve të punës për francezët.
Tërheqja nga projketligji u lajmërua nga kryeministri francez, Edouard Philippe, në një letër për sindikatat.
Edhe sot, në ditën e 38-të në Paris pati përleshje në kufijtë e protestave në të gjithë Francën.
Në ndryshim nga ditët e tjera përplasjet në kryeqytetin francez sot kanë qenë tejet të dhunshme.
Zjarrfikësit shpesh kanë ndërhyrë për të shuar zjarret e vendosura nga grupet më radikale të demonstruesve në Paris dhe Nantë.
Më 17 dhjetor, në mes të klimës së protestave që gjunjëzuan Francën, super Ministri, ‘Monsieur Pensioni’ Jean-Paul Delevoye dha dorëheqjen për konflikt interesi dhe poste të padeklaruara prej të cilave përfitonte 13 paga të majme shtesë asaj të Ministrit në qeverinë e Emmanuel Macron.
Dikur senator dhe deputet i së djathtës, ai ishte autori i Ligjit të ri voluminoz të Pensionit, kundër të cilit sindikatat po zhvillojnë manifestime.
Komente
