Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende në Miami, edhe pse tanimë shpresat se ka ende persona të gjallë nën rrënoja janë venitur.
Viktimat e fundit të nxjerrë nga rrënojat është vajza shtatë vjeçare e një zjarrfikësi dhe dy të tjerë.
Babai i së miturës, nëntë ditët e fundit kishte qenë i pranishëm në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ishte i pranishëm edhe në momentin që trupi i 7 vjeçares u nxorr i pajetë nga rrënojat.
Vajza quhet Stella Cattarossi dhe deri tani është fëmija i tretë i nxjerrë i pajetë nga rrënojat.
Në momentin e rrëzimit të ndërtesës Stella gjendej në shtëpi me nënën e saj, gjyshërit dhe një teze që kishte ardhur të vizitonte familjen nga Argjentina.
Një dëshmitar tha se babai i Stella-s në momentin që e bija u nxor nga rrënojat e mbuloui atë me xhaketëtn e tij dhe i vendosi një flamur të vogël amerikan mbi të dhe e nxori jashtë zonës.
Pas nëntë ditësh kërkime bilanci i viktimave ka arritur në 22, ndërkohë që të paktën 126 persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.
Askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat deri tani, që nga orët e para pasi blloku i apartamenteve Champlain Toëers South u shemb në orët e para të së enjtes së kaluar. Arsyeja e shembjes është ende e paqartë. Por një inspektim i vitit 2018 kishte paralajmëruar për defekte "të mëdha" të dizajnit në modelin origjinal të bllokut.