Kronikë

Vazhdon aksioni ndaj fishekzjarreve dhe lëndëve plasëse; kontrollohen në më pak se një javë 1136 subjekte, 3 dërgohen në Prokurori (VIDEO)

2 Dhjetor 2018, 11:21| Përditesimi: 2 Dhjetor 2018, 14:28

  • Share

 Tre subjekte tregtare janë dërguar në Prokurori, pas kontrollit të ushtruar në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit për heqjen e kapsollave dhe fishekzjarreve të rrezikshme. Pasi ka bllokuar 643 kapsolla dhe 487 fishekzjarre, Policia e Shtetit është ndalur edhe tek masat shtesë të ligjit për sigurinë publike; nëse subjektet tregtare kanë sisteme sigurie kamerash dhe pajisjet e fikëseve të zjarrit.

Përgjatë kontrollit të ushtruar në më pak se një javë, kanë kaluar në filter 1136 subjekte tregtare (dyqane, markete, supermarkete, tregje të shumicës). Ky kontroll i territorit për heqjen nga tregu të materialeve piroteknike, që përdoren masivisht në festat e fundvitit, vjen pas plagosjes së polices Ina Nuka gjatë protestës së banorëve të "Astirit" tek parlamenti; dëmtimit në gishta që ajo pësoi pas sulmit me një kapsollë.

Policia e Shtetit i bën apel prindërve të tregohen të kujdesshëm duke i mbajtur fëmijët larg lëndëve plasëse të rrezikshme, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë rastet kur konstatojnë tregtimin e tyre në numrin 112 dhe Komisariatit Dixhital.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?