Kosova & Rajoni
Shëndeti

Vazhdon drama Covid në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 7 viktima dhe 165 raste të reja

3 Korrik 2020, 16:24| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 16:26

  • Share

Sipas autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit ka patur 7 viktima nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.

Gjithashtu në vend janë regjistruar edhe 165 raste të reja të identifikuara pozitivë me Covid si edhe 128 të shëruar.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, ndërsa numër i madh i rasteve të reja janë regjistruar edhe në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Shtip dhe Ohër.

Në Shkup për herë të parë numri i të shëruar është më i madh se numri i të infektuarve, përkatësisht 71 të infektuar dhe 97 të shëruar.

Në ditën 135 të pandemisë, bilanci i të prekurve është rritur në 6.787, ndërsa i viktimave në 328. Deri tani janë shëruar 2.876 pacientë dhe mbi 3.850 raste janë akoma aktive.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?