Klevi Pojana

Politikë

Vazhdon ‘hemorragjia’ tek Partia e Lirisë, Ilir Metës i largohet tjetër zyrtar i lartë drejt PS-së

4 Shkurt, 13:32| Përditesimi: 4 Shkurt, 15:11

  • Share

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojana, që është bashkuar me socialistët.

Pojani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj.

"Sot nis një sfidë e re me detyrën si administrator i Njësisë Administrative Nr.8 Bashkia Tiranë!
Me dëshirën për ti shërbyer me përgjegjësi çdo qytetari dhe për të qëndruar gjithmonë një derë e hapur ndaj çdo kujt që dëshiron të shprehi shqetësimet e tij, besoj se do ja dalim të jemi gjithmonë prezent për të gjetur zgjidhje e për të ofruar ndihmë!

Falenderoj kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për besimin!
Ky qytet që ka ndryshuar kaq shumë dita-ditës vrapon e është kthyer jo vetëm në kryeqytetin e shqiptarëve por në kryeqytetin e gjithë Ballkanit!

Pranë njerëzve dhe në lagjen ku u linda dhe u rrita, në lagjen simbol të Tiranës tonë të dashur,” ka shkruar ai.
 

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lami: 04/02/2025 23:50

    Quhet korrupsion politik dhe kriminal qe eshte baza e veprimit te dallkaukut Rama dhe organizates se tij kriminale.

    Përgjigju
  • Tarras Zeneli: 04/02/2025 15:30

    Me njē fjal Edi Rama mbledh plerat si Brahimkarri e Pojan hajdari e lum shqiptarēt do bojn çef pa fund me tē till merhum.

    Përgjigju
  • Mond Brinja: 04/02/2025 15:20

    Ky pyet PL per minj si ky.ne jemi lum i dal nga shtrati marim 25 mandate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?