Projekti i Maternitetin Mbretëreshë Geraldinë në Tiranë

Politikë

‘Vazhdon puna pa u ndalur’, Rama publikon videon nga ndërtimi dhe rindërtimi i spitaleve të reja nga veriu në jug

3 Maj 2021, 10:32| Përditesimi: 3 Maj 2021, 10:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga puna e ndërtimit dhe rindërtimin të spitaleve të reja nga veriu në jug.

Videoja nis me pamje nga punimet e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, më pas nga Materniteti i ri i Beratit, spitali i Kukësit dhe në fund shfaqen punimet dhe imazhet nga projekti për Maternitetin Mbretëreshë Geraldinë në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se puna vazhdon pa u ndalur për ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug.

“Puna vazhdon, s’ka kohë për pushim”, shkruhet në fund të videos së publikuar nga kryeministri.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?