Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët paguajnë 20% më shumë për transportin, dhe 13,2% më shumë për të blerë ushqimet bazë, sipas INSTAT. Gjatë muajit korrik inflacioni ka shënuar rritje në raport me të njëjtin muaj një vit më parë, duke shkuar 7,5% nga 2,2% që ka qenë në korrik 2021.
Shtrenjtimi më i madh i çmimeve përfshiu kryesisht produktet ushqimore, duke pasuar qiranë, karburantet dhe energjinë elektrike. Në krahasim me një vit më parë, çmimet e transportit të ndikuara nga rritja e çmimit të karburantit janë rritur me 19,7 %, pasuar nga ushqimet dhe pijet jo alkoolike që janë rritur me 13,2 % krahasuar me korrikun 2021.
Sa u përket ushqimeve, vajrat dhe yndyrnat u rritën me 30,6 %, buka dhe drithërat u rritën me 20,0%, qumështi, djathi dhe vezët u rritën me 18,2 %, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat u rritën me 15,4 %, peshku u rrit me 11,4 %, zarzavatet përfshirë patatet u rritën me 9,5 %, mishi me 9,1 %.
Karburantet, uji, energjia elektrike dhe qiraja u rritën edhe në raport me një muaj më parë. Inflacioni në qershor 2022 ishte 7.4%, ndërsa në korrik, 7,5%.
O te pacim sa malet o Edi Rama... rraces komuniste qe shtirjen e ka motiv ekzistence i duhet kjo situate... mjere kush nuk te ka votuar se keta qyrrashet qe mbushin takimet e arritjeve e meritojne 20mije jo 10mije djathin 3mije jo 2500 naften... yyyttt
PërgjigjuJepini burra, ne bote ka filluar renia e çmimeve te ushqimit e po flitet per recesion gjithandej, ketu vetem rritje rritje rritje.
Përgjigju