Leo Sadiku

Kronikë

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës

13 Shkurt, 16:54| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:59

  • Share

KORÇË - Për vdekjen e 12 vjeçarit Leo Sadikut, në QSUNT Tiranë, prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë për hetimet, për shkak se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet.

Në dosje janë administruar kartelat mjekësore të 12-vjeçarit, në spitalin e Korçës dhe në atë të Tiranës, si dhe kanë dëshmuar mjekët që kanë kryer mjekimin e të ndjerit.

Për shkak se në aspektin territorial, ngjarja ka ndodhur në Tiranë, dosja i ka kaluar për vazhdimin e hetimeve prokurorisë së kryeqytetit.

Leo Sadiku ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e Vitit të Ri. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë. Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë më 8 Janar. 

QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie. Policia e Korçës ka nisur hetimet nëse ka pasur neglizhencë mjekësore gjatë trajtimit, pasi i mituri u paraqit me simptomat e gripit e më pas ndërroi jetë nga zemra.

Lajmi ne perditesim...

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/02/2025 02:29

    /ANA/,femija ka qene shtruar me grip ne spital ne fund te Dhjetorit,prinderit e kane nxjerre qe te festonin se bashku naten e Vitit te Ri,pra ka dale /me leje/,jo me fletedalje si /i sheruar/ nga mjeket.Dhe prinderit ne vend qe t'a rikthenin ne spital ne 2,ose 3 Janar,kane vazhduar t'a mbajne ne shtepi edhe pse nuk ishte i sheruar plotesisht.Nderkohe gjendja gripale qe nuk ishte sheruar kurre plotesisht, duket se ka marre nje kthim per keq dhe ne 7 Janar me ne fund prinderit e risjellin ne spital dhe femija humb jeten nje dite me vone.Miokarditi akut ka qene efekt anesor,ose pasoje e gripit.Per mendimin tim fajin e kane prinderit qe e mbajten me shume se cduhet dhe pse i pasheruar dhe mjeket e spitalit te Korces qe nuk detyruan familjen t'a risillte minimalisht per nje kontroll,jo me qe ky duhej rishtruar se kishte dale vetem /me leje/.QSUT nuk ka asnje faj ne kete mes,kur femija eshte sjelle aty,ka qene pertej mundesise se shpetimit,nuk kishin cfare t'i benin me.

    Përgjigju
  • Ana: 13/02/2025 17:19

    O njerez qe te kuptoni miiiire,mjeku nuk eshte magjistat as ka shkop magjik, ka njohuri me shume si funksionon trupi yne. Patjeter I qendron prane te semurit, e tenton te gjeje problematiken qe ka, por kjo do kohe dhe nganjehere vihet vetem ne autopsi. Nqs mjeku nuk e viziton, nuk merr masa per te lehtesuar shqetesimet , ( ato qe mundet), quhet nwglizhence mjekesore. Por qe femija I shkrete nga gripi ka bere miokardit, e ka ardhur serish ne gjendje terminale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?