Vdekja misterioze e 16 vjeçares shqiptare Maria Hyseni në Trikala të Greqisë, është përfolur gjerësisht në mediat greke.
Avokati i familjes ka deklaruar se brenda kësaj jave do të zbulohet se çfarë ka ndodhur natën tragjike ku humbi jetën e reja.
Në një intervistë për "Energospoliti.gr", avokati Dimistris Samartzis ka thënë se do të zbardhen telefonatat që e mitura ka bërë natën e vdekjes. Sipas tij, bisedat telefonike do të zbulojnë të gjithë rrjedhjen e ngjarjes.
Shqiptarja 16 vjeçare u gjet pranë një kishe me lëndime të rënda në fytyrë dhe trup. Fillimisht u raportua se e mitura mund të jetë vetëvrarë, por familjarët kanë këmbëngulur se vajza e tyre është vrarë.
Një muaj më parë e gjithë Greqia po merrej me këtë çështje … papritmas nuk dihet më asgjë, çfarë ndodhi?
Avokati: Hetimet vazhdojnë normalisht. Si dhe analizat e provave nga laboratorët. Erdhën pushimet e gushtit dhe mediat nuk po kërkojnë më informacione sa më parë.
Kur pritet të zbardhen tablatet telefonike?
Avokati: Është një proces që kërkon kohë, i cili varet nga shumë faktorë, por pritet të ndodhë nga dita në ditë. Është proces me rëndësi katalitike.
Çfarë tregojnë videot e mbledhura? A u gjet ndonjë gjë e re përtej asaj që është bërë e njohur?
Avokati: Nga pamjet e kamerave që janë mbledhur deri më tani, janë përjashtuar mundësi të ndryshme dhe të dyshuar të mundshëm, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme duke pasur parasysh që fillimisht ishin ta hapura të gjitha mundësitë. Por nuk ka asgjë të re.
A ka përfshirje të njerëzve të tjerë?
Avokati: Përfshirja e palëve të treta është diçka që na ka preokupuar ne dhe autoritetet që nga momenti i parë, hetimet janë kryer dhe deri më tani nuk është zbuluar asgjë thelbësore.