Kronikë

Vdekja e 17-vjeçares në Velipojë, nëna: Më kërkoi leje të dilte për kafe me një shok

22 Gusht 2020, 13:34| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 16:21

  • Share

TIRANE- Report Tv zbardh dëshminë e nënës së vajzës 17-vjeçe që u mbyt katër ditë më parë në Velipojë. Nëna e 17-vjeçares Enisa Doda ka deklaruar para oficerëve të policisë se vajza i kishte kërkuar leje për të dalë për kafe me një shok, por që nuk u rikthye më e gjallë.

"Atë ditë vajza më kërkoi leje të dilte për kafe me një shok. I dhashë leje, ndërkohë që më vonë mësova lajmin tragjik". Deklarata është dhënë para oficerëve të policisë së Shkodrës ditën e ngjarjes kur u nxor i pajetë trupi 17-vjeçares, raporton gazetari i Report Tv Ergys Kavaja.

Enisa Doda së bashku me të njohurin e saj, Indrit Bajraktari katër ditë më parë kishin marrë një motor uji për xhiro në det. Më pas Bajraktari u kthye në breg i vetëm, duke krijuar dyshime, ndërsa kishte vetëm çelësat e motorit. Trupi i pajetë i vajzës u gjet disa orë më pas, ndërsa nga ekspertiza rezultoi se nuk kishte shenja dhune.

Sipas ekspertizës shenjat në pjesën e pasme janë si pasojë e rënies në ujë nga motori, ndërsa shenjat e nxirjes nga bllokimi i frymëmarrjes. Bajraktari ishte i martuar në Angli, ndërsa ishte në pritje të një fëmije.

Ai ishte njohur me vajzën në Facebook dhe e takoi në momentin që erdhi në Shqipëri për të takuar prindërit, teksa 17-vjeçarja ishte me pushime me familjen në Velipojë.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/08/2020 00:56

    Nena nuk duhet ta linte pa I mesuar emrin djaloshit si dhe numrin e telefonit,po ashtu duhet te mbante kontakt te vazhdueshem me tel. me vajzen,me qe I tha se po dilte per kafe.Gjithashtu jam kurioze te di, a e gjeti policia motorin,se mendoj qe do jete me shume rendesi per ecurine e hetimeve?

    Përgjigju
  • Unë: 22/08/2020 22:59

    Më vjen shumë keq që disa primitivë osmanë shqipfolësa nuk njohin principet e lirisë. Ai djali i buçës duhet të dënohet rëndë sepse nuk vritet tjetra se nuk të nënshtrohet. Vajza e as prindi nuk kanë asnjë faj sepse liria duhet t’i garantohet çdokujt dhe secilit prej nesh o mendje të kalbura osmane diktatore. Ptu si nuk ju vjen turp dhe jetoni në Europë! Plehra!!

    Përgjigju
  • F-35: 22/08/2020 21:21

    Le t'ja kursejme familjes se viktimes gjyqin moral. Boll kane hallin qe i ka zene. Anatemimet e fyerjet mbi baza krahinore, thjeshte jane te neveriteshme!

    Përgjigju
  • Shezivar: 22/08/2020 17:43

    Sinanit ja paskan kalaru ropt e shpise me kuc e me mac,maloket.idiot,trupeshk,legen

    Përgjigju
  • Sinani: 22/08/2020 16:38

    Ne lajm thuhet e mitura dhe e ema te mituren e le te shkoje te pije kafe me nje te panjohur. Bravo maloket na e kaluan. Shume te avancuar. Po,i tha e ema shko pije kafen me shokun. Po mire, nuk u be fare kurioze kjo se kush ishte ky shoku ne plazh????!!!!!!. Per me teper burre me martuar.

    Përgjigju
    • Unë: 22/08/2020 22:55

      O sinan o terrorist islamik… të shkyftë derri të tam

  • Rinise i kruhet: 22/08/2020 16:31

    Rrini urte more injorante. Ca ka pas me thane kjo, i eshte krua vajzes e ka takuar djalin fsheshtazi? Rreziku se as ai as kjo skane dashte qe kjo te mbytet, thjesht rini.

    Përgjigju
  • Bukuria: 22/08/2020 15:58

    Ngushllime familjes,jam nga Macukulli,me erdhi shum keq Jane historikisht familje e urte,humbje dhe dhimbje pa kufi,Nenes do I thosha qe te pakten Mo's fol ma,Jo SE femijet te degjoine sot por SE dhe kujdesi duhet te ishte me I perkushtuar jetojme ne kohe te veshtira,nuk din kujt teci besosh,sot ska me Besim ndaj qrndroni te forte,SE keni plot shtepine SE keshtu Ka qen e shkruar per vajzen qe iku ne lulete rinise,dhe per juve prinderit qe KY Peng dhe kjo dhimbje nuk do te sherohet kurre ne zemrat tuaja te plagosura rende,mjer kujt I bie,ju Ra kjo asht jeta duhet perballuar dhe duhet jetuar.Zoti qofte me ju dhe femijet tuaji,qofte e xhenetit ajo bukuroshe 17 vjecare,.

    Përgjigju
  • Piku: 22/08/2020 15:19

    Po ç'i keni keto komente?! Nena krijon besim me gocen dhe e merr te mireqene qe do dale me nje shok per kafe, se nuk u rrihet femijeve adoleshente si xhandar. Po mesa duket nuk keni femije adoleshente vete, edhe beni ekspertin me dhimbjen e tjetrit. Marredhenien me femijen adoleshent e mban besimi, dashuria dhe respekti, jo diktatura. Aq me teper ne keto momente, mos gjykoni nenen se boll ka hallin qe i ka ra, po tani t'ju duroje edhe juve.

    Përgjigju
  • Tirona: 22/08/2020 15:07

    Meqenese e dije qe kishte lene takim per nje kafe me nje shok duhesh ta kishe shoqeruar, ishte minorene 17 vjece...... , si dhe nuk do ta kishe lejuar vajzen ti hipte motorrit te vdekjes dhe sot ajo do te ishte duke gezuar diten

    Përgjigju
    • A. N.: 22/08/2020 16:19

      A shoqerohet 17 vjecja per krahu? Ne ate moshe eshte bere grua o zoteri dhe nuk mund ti shkosh nga prapa sa here qe ajo do dale ne xhiro.

  • Miri: 22/08/2020 14:31

    Nene tammam debile po se pyte kush eshte ku e njef ,por tamam tipike Matjane liri pa kufije .po ishte 17 vjece o katundare apo e moret vesh se ashte ne Angli dhe hopa.

    Përgjigju
  • Ori: 22/08/2020 14:12

    E paske nis vet vajzen drejt vdekjes.

    Përgjigju
  • leli.: 22/08/2020 13:43

    Shum liri u japin prinderit adlishenteve .me teper kujdes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?