Foto ilustruese

Vdekja e 19- vjeçares në Gjirokastër, reagon spitali: Solli në jetë fëmijën shëndosh e mirë! Pas ndërhyrjes operatore, ka patur komplikacione të rënda

13 Nëntor 2020, 10:30| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 12:30

  • Share

Drejtori i spitalit rajonal Gjirokastër Sokol Feruni, ka reaguar në lidhje me vdekjen e 19-vjeçares pasi ka sjellë në jetë një fëmijë. Sipas spitalit e reja e ka sjellë në jetë fëmijën shëndoshë e mirë por pas ndërhyrjes operatore ajo ka pasur kompikacione të rënda.

"Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët", njofton ai. 


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë pas lindjes, 19- vjeçarja në maternitetin e Gjirokastrës! Familjarët mes lotësh: E morën në qafë mjekët, e futën dy herë në sallën e operimit! Spitali: Kishte komplikacione të rënda


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?