TIRANË-Tre ditë pasi 28-vjeçari Ajdin Mustafi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut humbi jetën në një prej hoteleve më të njohur në kryeqytet pasi nga shkëputja e kangjellave të një ballkoni në katin e pestë ra poshtë dhe nuk mundi t’u mbijetoj plagëve të marra, autoritetet kanë arritur në një përfundim paraprak.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka mësuar se janë marrë në hetim administratori i Hotel Rogner, Rudolf Schmid, shtetas austriak, si dhe përgjegjësi i punimeve teknike, Roland Hysa. Hetuesit kanë dyshime se kangjellat ishin ndryshkur dhe për këtë shkak nuk kanë mbajtur peshën e 28-vjeçarit.
Ajdin Mustafi sapo kishte hapur derën e ballkonit në katin e pestë të hotelit po bënte foto, në momentin kur u mbështet në kangjellat, që ironikisht ishin aty për t’i siguruar jetën. Kangjellat u shkëputen dhe 28-vjeçari ka rënë, dhe goditja ka qenë fatale për të. Bashkë me të riun, mbi makinë ra edhe skara që u kthye nga mbrojtëse në vrasëse. I riu u gjet nga klientë dhe personel i hotelit, duke krijuar për minuta me radhë, momente paniku.
Pjesa e hotel “Rogner” në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë, i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë në vitin 2015. Report Tv ka arritur të sigurojë projektin e rikonstruksionit, i cili është i ngjyrosur me të kuqe në këtë foto.
Ajdin Mustafi kishte shtetësi zvicerane, përveç asaj të Maqedonisë së Veriut. Ai punonte në një kompani transporti asfaltesh dhe materialesh të tjera, si shofer kamioni. Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur. Ndarja e tij nga jeta ka shokuar miqtë dhe familjarët, të cilët kanë ngushëlluar familjen në rrjetet sociale.
(Kliko këtu) Ja cfarë parashikon Kodi penal per shkeljen e sigurisë në punë
Per mua nuk eshte thjesht aksident. Eshte krim. Kur pashe videon, vera re se nuk ka dritare ka vetem porta dritare. Qe sherbejne mbrojtese kur hap dritaren. Ndoshta ai eshte mbeshtet dhe dikush e ka shtytur?
PërgjigjuZ. Mustafi qofte i xhenetit,dhe ngushellime familjes,por pak si e dyshimte qe nje shofer kamioni te prenotoje me ndenj tek rogneri,mos ka pas ndonje pazar dhe dikush e ka shty me mbyll hesapet,nejse,ate zoti e ndjefte.
Përgjigjunuk besoj pazare po ndonje nat me ndonje eskort ruse dhe ben vaki. gjithsesi ngushellime