Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Gjakovë të Kosovës, ku një ndërtesë u shemb dhe i mori jetën 3 fëmijëve. Gazetari nga Kosova, Venhar Isufi foli në Report Tv duke theksuar vijojnë hetimet nga prokuroria, për këtë rast që ka sjellë reagime të ashpra në vend.
'Rreth 16:30 shkuan në shtëpinë dhe objektin e pasluftës. Ishte sulmuar gjatë luftës së dytë. Ka qenë më herët një market për lagjen aty dhe u mbyll dhe mbeti në atë formë. Deri tani nuk ishin marrë masa që të rrënohej. Ishin brenda dhe nuk dihen motivet pse erdhi shembja, ku humbën jetën 3 të mitur. Prokuroria kanë shkuar deri në një konkludim se rrënimi ka ndodhur gjithë bazamenti ka qenë në atë pikën e shembjes, nuk ka pasur mirëmbajtje. Rast tragjik, reagime të ashpra.'
Më tej Isufi tregoi se si u bë e mundur gjetja e fëmijëve nën rrënoja prej ziles së celularit.
'Në momentin kur është dalur të kërkojnë fëmijët, familjarët kur kanë kaluar në lokacion, telefonuar njërin nga fëmijët dhe celulari ka cingëruar në atë lokacion dhe aty kanë marrë vesh se fëmijët mund të jenë nën rrënoja dhe telefonuar policinë. Njëri nga familjarët marrin informacione aty mund të jenë dhe dy fëmijë të tjerë. Rast i cili ka tronditur institucionet e vendit. Kërkohet hetim në detaje. Menjëherë kryeprokurori doli në vendngjarje dhe dyshimet janë se mirëmbajtja nuk ishte në nivel, hetimet po bëhen në nivel të lartë. Ajo çfarë ne shohim, fëmijët kanë shkuar për të marrë hekurinat për ti shitur. Por kjo mbetet të konfirmohet nga hetimet që po kryhen. Ka qenë një objekt që është shfrytëzuar për marrjen e hekurinave dhe mund të shiten. Fëmijët kanë menduar të përfitojnë para. Rast tragjik dhe po punohet.'
Së fundmi komentoi dhe daljen e Kurtit pas rastit tragjik në një diskotekë me të rinj.
'Asnjë parti nuk ka marrë vendim për pezullimin e fushatës zgjedhore. Është një video që qarkullon për një tubim të tijin në diskotekë. Planifikimi ka qenë që ky tubim të mbahej edhe para disa ditësh. Kjo i mbetet kryeministrit Kurti, që ka bërë të mos anulohet kjo natë me të rinj dhe të reja. Ka qenë vetëm Haradinaj që i ka vizituar familjarët pas natës kritike.'
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)