Vdekja e 3 minatorëve/ Flasin fqinjët: Kanë qenë 3 ditë të bllokuar! Punonin në të zezë se galeria ishte mbyllur nga shteti (VIDEO)

29 Tetor 2020, 12:07| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 12:47

  • Share

Report Tv ka marrë dëshmitë e fqinjëve të minatorëve që humbën jetën në minierë mbrëmjen e djeshme. Ato bëjnë me dije se kishin tre ditë që ishin zhdukur dhe se kjo galeri ka qenë e mbyllur nga shteti, por ato vijonin të punonin në të zezë.

"E kemi komshi, sipas të afërmve të tij që janë nga Peshkopia, kanë qenë rreth 3 ditë të bllokuar, kur kanë shkuar dje të afërmit që i kanë nxjerrë nga masivi i dheut, punonin në të zezë dhe kjo galeri ka qenë e mbyllur. Ka qenë galeri e mbyllur nga shteti", tha një nga fqinjët.

"Ne jemi komshi, në një pallat, viktimat ka tre ditë që ne nuk dinim asgjë, mbrëmë nga orën 11 të natës kemi marrë vesh lajmin e fundit nga TV kur ka shkuar baxhanaku i vetë se i ka zënë shkëmbi", tha një tjetër.


Lajmi kryesor:

U asfiksuan nga gazi, gjenden trupat e pajetë të pronarit të minierës dhe 2 minatorëve në Dibër! Galeria pa kushte teknike! Bashkëshortja e minatorit apel për ndihmë! (Emrat)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?