Mjeku Gentian Alla

Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, nën hetim mjeku për neglizhencë në trajtimin mjekësor

20 Janar 2022, 11:37| Përditesimi: 20 Janar 2022, 20:20

  • Share

ELBASAN- Edhe pse familjarët e 3-vjeçares në Elbasan nuk ngritën asnjë pretendim për neglizhencë të mjekëve, hetimet e policisë kanë vërtetuar të kundërtën. Gentian Alla, ditën kur vajza ka shkuar në spitalin rajonal e që më pas ndërroi jetë, ka qenë mjek dhe sipas uniformave blu nuk i ka dhënë ndihmën e duhur mjekësore. Për pasojë, sot 47-vjeçari është vënë në hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Vajza me inicialet, A.I ndërroi jetë të hënën 17 janar, e ndërsa në spital kishte shkuar 2 para (15 janar), e që sipas babait të vajzës, mjeku i kishte thënë se 3-vjeçarja ishte me virozë dhe i kishte dhënë disa ilaçe.

'E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq,  filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca vdiq.'- tha babi i vajzës një ditë më parë. 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vdekjes është ftohja e rëndë, referuar edhe deklaratës së bërë më herët në Report TV të shefes së Pediatrisë në spitalin e Elbasanit Irena Palloshi ku tha se dyshohet se kemi të bëjmë me Pneumonia bilaterale (Infeksion tek të dyja mushkëritë) dhe Insufiçence respiratore akute. 1642678625_1642675655alla2.jpg

Mjeku Alla

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhixhi: 20/01/2022 14:31

    Ne burg mafiozet me bluza te bardha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?