Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas ngjarjes së rëndë, ku 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën dentare 'Splendent'. Pas referimit të bërë nga Policia, Prokuroria ka sekuestruar kartelat klinike në QSUT por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja. Me hetimin e rastit po merret prokurorja Alma Felaj.
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal.
Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit" thuhet në njoftimin për media.
Lajmi kryesor:
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në Tiranë, Prokuroria nis hetimet! Babai për Report Tv: Doli në gjendje të rëndë, iu dëmtuan organet
SI.E.//ReportTv.al