Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, Report Tv siguron kallëzimin e babait: Mjekët na siguruan se fëmija s’do ketë asnjë problem! E dërguam në spital në gjendje të rëndë

6 Tetor 2023, 10:01| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 10:04

  • Share

1696502697_Screenshot10.jpg

Report Tv ka siguruar kallëzimin që babai i 3-vjeçarit, Brian Spahiu ka bërë pas vdekjes së të miturit pas ndërhyrjes kirurgjikale në kliniken dentare 'Splendent'. Në kallëzim, Bledar Spahiu thotë se më datë 28 e kanë çuar djalin në klinikën e Roland Xhaxhos dhe Ina Xhaxhos për t’i bërë ndërhyrjen kirurgjikale për mbushjen e dhëmbëve. I ati thotë se mjekët i garantuan se nuk do t’i ndodhte asgjë fëmijës dhe ndërhyrja është bërë për rreth tre orë nga ora 10.00 deri në orën 15.20. Më pas, sipas të atit mjeku i ka thënë se gjendja e djalit është normale, por duhet të presin sa t’i dalë anarkoza.

“Banoj në adresën e mësipërme dhe aktualisht jam në punë private në Tiranë. Në datë 28.09.2023 rreth orës 10.00 kam çuar çunin e vogël shtetasin Brian Spahiu 3 vjeç ke spitali privat "Roland Xhaxho" në rrugën e "Kavajës" për të mjekuar dhëmballën. Ne kemi rene dakord për shifrën e lekëve që duhet të paguanin rreth 300 euro dhe 103 mijë lekë të reja në spitalin privat përkatës në lidhje me mjekimin si me mjekun shtetasin Roland Xhaxho ashtu dhe me stomatologen shtetasen Ina Xhaxho te cilët na garantuan se fëmija nuk do të këtë asnjë problem. Garanci të cilën na i kanë dhënë dhe pas daljes nga salla e operacionit pasi ndërhyrja ju be për rreth tre ore nga ora 10.00 deri ne orën 15.20 këtu me gjithë kohen e vizitës kur ka dale doktori Rolandi i cili na ka thënë se operacioni doli me sukses dhe djalit po i del narkoza do prisni dhe pak sa t’i dalë tamam narkoza. Ndërkohë që po vonohej për të dalë ne i kemi kërkuar doktorit se si është gjendja e djalit dhe ai na është përgjigjur se gjendja është normale stabile gjë qe te cilën e bëmë për dy-tre here dhe doktori vazhdonte na thoshte se gjendja e djalit ishte normale brenda parametrave”, thuhet në kallëzim.

Babai thotë se rreth orës 19:00 kanë lënë djalin nga spitali, por thekson se kanë vënë re se ai nuk është në gjendje të mirë. Më pas i kanë thënë doktorit, por Roland Xhaxho i ka thënë se duhet të shkojnë në shtëpi dhe të presin që t’i dalë narkoza, ndërsa i ka dhënë dhe një recetë me qetësues.

“Rreth orës 19.00 ne e kemi nxjerre djalin nga spitali pasi është në rregull, por kur e kemi marrë djalin kemi vënë re se djali nuk ishte plotësisht në rregull pasi nuk ishte i zgjuar dhe për këtë gjë kemi vënë në denji doktorin Roland Xhaxho i cili bëri dhe ndërhyrjen. Kurse ai na është përgjigjur se djali është në rregull merreni në shtëpi sa ti dale narkoza. Ndërkohë na ka dhënë dhe një recete me ilaçe për qetësim dhe ne ashtu bëmë morëm dhe shkuam ne shtëpi siç na ka thënë doktori”, thuhet në kallëzim.

Në kallëzimin e bërë, i ati ka thënë se 30 minuta pasi kanë hskuar në shtëpi, të miturit i është rritur temperatura dhe më pas e kanë çuar me urgjencë në qendrën spitalore "Nene Tereza" dhe fëmija është futur në intubim. Më pas mëngjesin e datës 29, sipas të atit në spital ka mbërritur edhe mjeku Roland Xhaxho, i cili ka kryer anestezinë në klinikën private. Bledar Spahiu kallëzon se i ka thënë Xhaxhos edhe në sy të mjekëve të tjerë se është faji i tij që 3-vjeçari është në gjendje të rëndë.

"Por pas 30 minutash që kemi shkuar në shtëpi djali ka pasur temperaturë, e cila i rritej por duke qenë se fëmija u zverdh e kemi marrë me urgjencë dhe e kemi sjellë ne pediatrinë ke qendra spitalore "Nene Tereza". Menjëherë duke pare se gjendja e fëmijës ishte kritike ne gradën e fundit aty e kane futur direkt dhe ne reanimacion dhe kjo ka ndodhur rreth orës 20.30. Në momentin që kemi shkuar, menjëherë aty djalin e kane futur ne intubim pasi ishte në gjendje të rëndë. Në datë 29.09.2023 në mëngjes gjendja e djalit ka qenë po ajo, gjendje kome në intubim në gjendje të rëndë ku rreth orës 12.00 ka ardhur aty në spital dhe mjeku Roland Xhaxho, i cili kishte bërë ndërhyrjen në spitalin privat dhe vazhdonte duke na thënë se do të përmirësohet. Kur ka parë gjendjen e djalit e cila ishte e rëndë dhe nuk po ndryshonte dhe ai vetë, doktor Rolandi u frikësua. Por dhe vetë unë në sytë e gjithë stafit që ndiqte rastin e djalit i kam thënë doktorit Roland Xhaxho se gjithë faji është i joti pasi i keni dhënë dozë të mbingarkuar narkoze kur i keni bërë ndërhyrjen gjë të cilën gjithë stafi i mjekëve të pediatrisë me shikonin njëri-tjetrin dhe mua në sy. Mjekët aty me thoshin se i është dëmtuar mëlçia djalit të vogël dhe i ka dalë jashtë funksionit”, thuhet në kallëzim.

Më pas i ati në kallëzim ka thënë se mjekët e spitalit i kanë njoftuar vdekjen e të birit më datë 1 rreth orës 18.10.

“Më pas ka vazhduar terapia e cila nuk dha rezultat dhe djali ka vdekur në datë 01.10.2023 rreth orës 18.10 ku prezente ka qene dhe mjeku i cili ka bërë ndërhyrjen në momentin fillestar shtetasi Roland Xhaxho. Dua që kallëzimi im të ndiqet ligjërisht. Gjë tjetër nuk kam për të shtuar sa më sipër janë fjalët e mia dhe pasi i shoh të shkruara drejt i firmos pa vërejtje”, thuhet në kallëzim.


Lajmi kryesor:

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në Tiranë, Prokuroria nis hetimet! Babai për Report Tv: Doli në gjendje të rëndë, iu dëmtuan organet


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?