Tiranë/ 3-vjeçari humbi jetën, Report Tv siguron skedën, eksperti: Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura! Mjeku Xhaxho: S’ka pamje sigurie brenda klinikës, po bëheshin punime

7 Tetor 2023, 10:03| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 15:30

  • Share

Me gjithë misterin që shoqëron vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu pasi mbushi 14 dhëmbë në klinikën private të mjekëve, Roland dhe Ina Xhaxho babë e bij, edhe ekspertët mjeko-ligjorë, janë të paqartë deri më tani për çfarë mund të ketë shkuar keq.

Në raportin e ekspertizës paraprakë që Report Tv siguron firmosur nga mjeku ligjor Erindo Alla, shkaku i vdekjes është cilësuar “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”. Ky përcaktim pritet të saktësohet më tej nga autopsia, e cila kërkon edhe disa ditë të dalë. Por mjek të ndryshëm japin interpretimin e tyre për fatalitete të tilla që në gjuhë mjekësore njihen si “vdekje të bardha”.  Ekspertët i thanë Report Tv se një term i tillë mjekësor: "vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë", jepet kryesisht tek fëmijët e vegjël, dhe një arsye mund të jetë një çrregullim i qarkullimit të gjakut.

Policia u rikthye të premten sërish në klinikën “Splendent” dhe aty u sekuestrua DVR e pamjeve filmike të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, për të kuptuar se në çfarë gjendje shëndetësore ka dalë nga klinika 3-vjeçari

Mjeku i njohur Roland Xhaxho në një dalje për mediat, ka pretenduar se nuk ka pamje të ambienteve të brendshme të kohëve të fundit për shkak të disa punimeve që po kryheshin në godinë. Pamjet, sipas të njëjtave burime, akoma nuk janë hapur, dhe pritet që me kujdes të prokurorisë të kontrollohen deri në detaje.

Mjeku Xhaxho që aplikoi anestezinë totale te fëmija, tha se Briani doli në gjendje të mirë, i zgjuar nga narkoza në krahët e babait, por ndryshe pretendojnë familjarët që e kanë paditur si fajtor për vdekjen e djalit të tyre. Të dy, babë e bijë janë vënë në hetim në gjendje të lirë për neglizhencë në trajtimin mjekësor.

Në klinikën e mjekut Xhaxho, përveç DVR-së janë sekuestruar edhe disa kompjuterë dhe dokumente që kanë lidhje me ndërhyrjen në gojën e Brianit të vogël, të cilët do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. I vogli gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën  private.

Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Enxhi Musaj dhe Sokol Dema

Skeda e vdekjes

Ora 15:26
Ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti, familjarët e 3 vjeçarit dhe të afërmit mblidhen nesër para klinikës private në Tiranë

1696685297_mjekuu.JPG

Familjarët e 3 vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes në dhëmbë që pati në klinikën private “Splendent”  në Tiranë do të mblidhen nesër para klinikës në kujtim të Brianit. Nesër në orën 18:00 do t'ju bashkohen edhe qytetarë.

Ora 11:44
Vdekja e 3-vjeçarit, sekuestrohen kamerat dhe kompjuterët e klinikës 'Splendent'

1696583614_Screenshot1.jpg

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia ka sekuestruar të premten DVR-në e klinikës 'Splendent' ku u krye ndërhyrja ndaj 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale. Mësohet se mjeku Roland Xhaxho ka pretenduar se në ambientet e brendshme nuk ka pamje të kohëve të fundit me argumentin e kryerjes së disa punimeve. Megjithatë, hetuesit kanë marrë të plota materialet dhe pritet që në ditët në vijim të këqyren me detaje, edhe mbi dyshimet se mund të jetë ndërhyrë për fshirjen e ndonjë materiali filmik. Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa kompjuterë dhe dokumentacione që kanë lidhje me ndërhyrjen e fëmijës 3 vjeç.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjeku USA: 08/10/2023 02:25

    Ky doktor duhet te shkoj ne burg ose ti hiqet licensa pasi nuk ka salle reanimatore, ne asnje vend te botes pacienti nuk lejohet te shkoj ne shtepi pa kaluar te pakten 24 ore ne klinike ose te pakten te mbahet ne monitorim te vazhduar per 24 ore duke qene se kemi te bejme ne nje minoren te operuar nga zemra, mos harroni qe nuk mund te operosh pa patur salle reanimatore, kete gje e din te gjithe koleget e profesorit por nuk e thone dot hapur, mos u merni me bishtat pasi problemi kryesor eshte mungesa e salles reanimatore per pacientet qe kryejne nderhyrje kirurgjikale

    Përgjigju
  • Iris: 08/10/2023 02:06

    Vdekje e papritur,shkaqet-lakmia per para. Kush mbush 14 dhembe pernjeheresh,aq me teper kur pacienti eshte tre vjec e ka vetem dhembe qumeshti??!! Ate e bije kane luajtur me faktin qe prinderit e femijes kaq njohuri kishin e donin me te miren per djalin e tyre me cdo kusht e cdo cmim,mjaft qe t'ju behej me mire.

    Përgjigju
  • Free: 07/10/2023 13:28

    Shfajsohen sikur ska ndodhur gje. Kta jan monstra qe kan harruar te jens mueke ne rradhe te pare.

    Përgjigju
  • Realiteti: 07/10/2023 10:25

    Kush mjek ligjor ne shqiperi do dilte kunder Roland Xhaxhos ne shqiperi? Duhet te behet nga experte te huaj. Mjeket ligjor ne shqiperi jane ne konfkikt te forte interesi me nje fugure te tille si Xhaxho. Vete besimi i tepruar ka cuar ne neglizhence me pasoje fatale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?