Kronikë

Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Shefi në Krimet e Rënda për Report Tv: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi! Ishin njerëz të thjeshtë, vëmendje maksimale hetimeve

28 Tetor 2021, 14:26| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 16:55

  • Share

Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ka dhënë detaje dhe informacione të reja mbi ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur opinionin publik në vend. Vrasja e turistëve rusë, grabitja e biznesmenit në Nikël të Fushë-Krujës dhe vrasja e Demir Backës në Fier janë 3 ngjarjet më të rënda të javëve të fundit. 

Për Josif Shtëmbarin ngjarjet e fundit kriminale kanë tronditur rendin dhe sigurinë në vend, që sipas tij në përgjithësi janë  në normalitet. 

"Në përgjithësi gjendja e kriminalitetit në të gjithë territorin është pothuajse nën kontroll, përveçse këtyre ngjarjeve të fundit. Vazhdimisht, nga strukturat por edhe me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ka vëmendje. Tre katër ngjarjet e fundit kanë pasur impakt. Po ta shohësh situatën në përgjithësi dhe po ti krahasosh me një vit më parë, numri i veprave penale ka një rënie të ndjeshme. Puna e policisë ka avancuar. Po bëhet një luftë frontale me krimin", tha ai në një intervistë në studion e Report Tv.  

Sipas tij ngjarjet janë të rënda, por situata në përgjithësi është shumë e qetë. Këto janë raste sporadike, port a shohësh nga ana e statistikave, ne kemi përqindje të lartë të zbulueshmërisë, deri në 85%. Është rritur besimi tel policia.

Shtëmbari ka dhënë detaje për tre ngjarjet e rënda kriminale të javëve të fundit.  E para ngjarje që ai cek është ajo e Qerretit në Kajavë, ku u gjetën të vdekur 4 rusë në hotel ‘Gloria’, një ngjarje e mbushur plot mister.

Josif Shtëmbari thotë se sipas strukturave të policisë rusët me shumë mundësi kanë vdekur prej asfiksisë.

"Paraprakisht është punuar intensivisht për ngjarjen e Kavajës me katër viktima. Dyshohet për asfiksi, por akoma nuk është dhënë një konkluzion i saktë për të caktuar shkakun e vdekjes. Janë fiksuar të gjitha provat dhe janë dërguar institucioneve për të gjitha analizat. Deri tani, për mënyrën si janë gjetur viktimat, ajo që paraprin është një asfiksi. Bëhet fjalë për asfiksi, pasi mushkëritë janë gjetur në një gjendje të tillë, kështu thonë edhe mjekët. Po priten rezultate të analizave për ajrin, ujin, ushqimin. Kjo që thashë unë mund të jetë edhe paraprake. ISHP ka dashur të marrë provat vetë nga ekspertët e saj, por ne kemi njerëz për këtë punë, ekspertët tanë. Ata kanë qenë njerëz të thjesht, vajza mësuese, nuk ka lidhje me ngjarje të tjera. Vlerësimi nga ne është maksimal", tha ai.

Më 12 tetor u gjetën 4 rusë të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë. Trupat e tyre janë tërhequr nga djali i familjes nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Në një reagim në mediat sociale, ambasada Ruse tha  se sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Ka ose jo elementë helmues në ujin e pishinës ku humbën jetën katër turistët rusë, do të analizohet edhe nga një laborator privat i akredituar në vend. Më herët, analizat dhe mostra uji iu dërguan Institutit të Shëndetit Publik i cili ia ktheu pas prokurorisë pasi nuk ishin marrë në formën e kërkuar nga ligji.

E kontaktuar nga Report Tv Prokuroria e Përgjithshme e cila po koordinon hetimet me prokurorinë e Kavajës dhe palën ruse sqaroi se të njëjtat mostra uji janë dërguar edhe në një laborator privat të akredituar ndërkombëtarisht me seli në Tiranë.

Trupat e pajetë të turistëve tashmë janë dërguar në Rusi ndërsa ekspertiza paraprake e Mjeksisë Ligjore nxori si shkak helmimin, pa përcaktuar se nga çfarë lënde apo ku ishte prania e tij në ujin e pishinës apo mbetjet ushqimore. 

 

Ora 15:04
Ekzekutimi i Demir Backës në Fier, Shtëmbari: Ende asnjë i dyshuar, po hetohet në disa pista, konkurrenca në biznes më e forta

 

Teksa kanë kaluar 3 ditë nga ekzekutimi i Demir Backës në Fier, ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, thotë në Report Tv se ende nuk mund të flitet për autorë të dyshuar dhe janë disa pista të cilat po ndiqen.

"Në lidhje me autorët në Fier po punohet intensivisht, janë caktuar grupe ekspertësh, bashkë me prokurorinë dhe Institutin e Policisë Shkencore. Ende nuk mund të flasim për autorë të dyshuar, derisa të provohen me prova të pakundërshtueshme. Jemi në gjurmët e autorëve të dyshuar, por nuk jemi tek provat konkrete. Kemi shoqëruar 17 persona për ngjarjen që po kalojnë në sitë të gjithë. Për Fierin po hetojmë në disa pista. E para në marrëdhëniet në komunitet, konfliktet në shoqëri e miqësi, aktiviteti i biznesit, dhe rrethana të tjera. Por më shumë po punohet për konkurrencën e biznesit dhe shoqëritë që ka pasur më përpara. Ka qenë me nipin. Kur ka shkuar të makina një makinë tjetër ka ardhur dhe ka qëlluar. Në ngjarje të kësaj kategorie grumbullohen të gjitha provat dhe informacionet. Për më tepër janë kamerat që fokusohen më shumë. Është qëlluar nga dera e pasme e makinës në parkingun e qendrës tregtare. Policia merr informacione nga të gjitha drejtimet", tha ai.

Ndërkohë që i pyetur për shoqërimin e personazhit Arben Isufi, të quajtur ndryshe Ben Qimja, Shtëmbari  thotë se duhet të jetë i shoqëruar për verifikim të informacioneve.

"Thuhet se kanë pasur më parë një konflikt, por vërtetimi duhet pritur", nënvizon eksperti.

Në vrasjen e Demir Backës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.

57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.

2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.

Ora 14:50
Dhuna makabre dhe grabitja e biznesmenit në Nikël, Shtëmbari: Brenda në shtëpi ishin vetëm 3 persona, jo 10

 

Në grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës brenda në shtëpi kanë 3 grabitës dhe jo 10 sicc ishte raportuar më parë. Lajmin e dha në Report Tv, Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit. Ai shprehet se vetë biznesmeni ka thënë që grabitësit i kishin thënë që jashtë janë edhe 10 të tjerë.

"Biznesmeni i dhunuar ka deklaruar se kanë qenë tre persona brenda në shtëpi në grabitjen në Nikël, të maskuar dhe me kapuç të zinj në kokë. Sipas deklaruesit të dëmtuar, personat i kanë thënë që banesa është e rrethuar dhe jashtë janë edhe dhjetë persona të tjerë. Mbishkrimi ka qenë policia. Po verifikohen të gjitha thëniet e tij. Të gjitha informacionet po verifikohen dhe menaxhohen. Shpresat janë të mëdha dhe presim me orë jo me ditë për rezultate. Në vendngjarje janë gjetur gjurmë dhe AND që janë të vlefshme për verifikim. Jemi njoftuar nga vetë biznesmeni pas ngjarjes", tha Shtëmbari, sipas të cilit 3 grupi i hetimit po punon ta përcaktoj numrin e atyre që kanë qenë jashtë vilës.

Biznesmeni Nazmi Çangu u grabit pak pas mesnate më 24 tetor, ku persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesën e tij, duke i terrorizuar familjen, ndërsa i vodhën para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove. Çangu njihej në zonë si një person që jepte para me fajde dhe pikërisht për këtë, policia ka si pistë hetimi lidhjet me ndonjë konflikt borxhi që ka pasur në të shkuarën.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 9 janari: 29/10/2021 18:34

    Akoma policia e shtetit me Josif Shtëmbarin do të përfaqësohet mo?!! Pu pu pu!!

    Përgjigju
  • Tani: 28/10/2021 14:40

    Hoteli duhet te shembet,,sic ju be atij kokedhimes ne himare,,nuk mund te lejohet te operate ky hotel me keta kriminele. ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?